Tabaku zbardh takimin e ekspertëve të ekonomisë në PD me FMN-në: Ja shqetësimet që ngritëm, buxheti i shtetit në rrezik

E Enjte, 24 September 2020 18:43

 

 

Ish-deputetja demokrate, njëherësh pjesë e grupit të ekspertëve të ekonomisë në PD, Jorida Tabaku, zbardh detaje nga takimi online me misionin e FMN.

Tabaku shkruan në ‘Facebook’ se takimi i ekspertëve të ekonomisë në PD me FMN “është fokusuar te shqetësimet kryesore në lidhje me ekonominë e vendit, situatën ekonomike të krijuar gjatë pandemisë si dhe sa kanë afektuar këtë situatë problemet strukturore të ekonomisë shqiptare”.

 

Mes të tjerash, Tabaku njofotn se gjatë këtij takimi “ekspertët e PD vunë në dukje një sërë problematikash, sidomos mbi zhvillimet e muajve të fundit, gjatë së cilës dhjetëra mijëra biznese kanë falimentuar, 137 mijë të papunë i janë shtuar ushtrisë së të papunëve, 61% e bizneseve reflektojnë rënie të të ardhurave në vend ndërkohë që plaga ekonomike vazhdon dhe thellohet dita ditës”.

 

Mesazhi i Tabakut:

 

Grupi i ekpertëve të ekonomisë dhe financave publike në Partinë Demokratike zhvilluan një takim online me Misionin e FMN-se, znj. Yan Sun, Shefe e misionit të FMN-së për Shqipërinë dhe znj. Stephanie Eble, Përfaqësuese e Përhershme, Rezidente në Vienë. Takimi u fokusua në shqetësimet kryesore të FMN-së në lidhje me ekonominë e vendit, situatën ekonomike të krijuar gjatë pandemisë si dhe sa kanë afektuar këtë situatë problemet strukturore të ekonomisë shqiptare.

 

Ekspertët e Partisë Demokratike vunë në dukje një sërë problematikash, sidomos mbi zhvillimet e muajve të fundit, gjatë së cilës dhjetëra mijëra biznese kanë falimentuar, 137 mijë të papunë i janë shtuar ushtrisë së të papunëve, 61% e bizneseve reflektojnë rënie të të ardhurave në vend ndërkohë që plaga ekonomike vazhdon dhe thellohet dita ditës.

Prodhimi industrial ka rënë me 11.2%, investimet e huaja direkte ranë me 100 mln euro dhe besimi në ekonomi ka rënë me 50.2 pikë përqindje duke qenë niveli më i ulët në 18 vite. Paketat mbështetëse më të ulta në rajon me vetëm 0.86% të PBB-së dhe mungesa deri më sot e planit të rimëkëmbjes ekonomike, thellon akoma edhe më shumë problematikat ekonomiko-sociale dhe dëmton rëndë bizneset.

 

Amnistia Fiskale dhe Penale është një nga shqetësimet kryesore që i vjen vendit në kushte pandemie. Kjo nismë ligjore jo vetëm është tërësisht e pavend për situatën ekonomike dhe dëshpuruese që ka vendi por është një tjetër shenjë hipokrizie e qeverisë. Nëse ky ligj miratohet me qëllimin e vetëm për të ndihmuar trafikantët e drogës dhe ato që duan të pastrojnë parà, qeverisja e ardhshme e Opozites së Bashkuar do ta abrogojë duke përfshirë edhe efekte prapavepruese në ligj.

Shqetësimi i kahershëm i PD, që është reflektuar dhe në raportet e KLSH-së, ka qenë edhe zëri i “Detyrimeve të Prapembetura”, të cilat vlerësohen në vlerën 70 miliardë lekë, duke treguar qartasi mungesën e eficencës në manaxhimin e financave publike në vend. Sakaq, u shprehen shqetësimet në lidhje me koncesionet dhe PPP-të që janë po aq të kritikuara nga FMN dhe çdo institucion tjetër ndërkombëtar, të cilat prekin vlerën e rreth 13% të PBB-së, duke vendosur në rrezik buxhetin e shtetit me kontrata për të cilat nuk ka patur analiza të sakta kosto-përfitim dhe janë shembujt më domethënës të praktikave abuzive dhe korruptive nga qeveria shqiptare.

 

Një tjetër shqetësim i PD ka qenë dhe mbetet Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila është kritikuar specifikisht edhe nga FMN. Gjithashtu gjatë takimit, grupi i ekspertëve prezantoi piketat kryesore të Planit Ekonomik të PD, nje plan që ka në bazë të saj mbështetjen e ekonomisë dhe sektorëve të saj, nxitjen e konsumit, punësimit dhe zhvillimit por dhe uljen e informalitetit. Vetëm konkurenca e lirë, ekonomia e tregut dhe jo favoritizmi, lufta ndaj vjedhjeve dhe abuzivizmit mund të nxjerrin ekonominë shqiptare nga kriza disavjecare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...