Rama dhe Rilindja të njëjtat mashtrime si në 2013, në 2017 dhe tani!

Saturday, 26 September 2020 09:51

 

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmë në Vlorë për të prezantuar projektin e parkut të ri në Lungomare. Në tetë vite qeverisje, ky mund të jetë aktiviteti i 10-të që organizohet për të njëjtën shëtitore në Vlorë. Personalisht Edi Rama ka marrë pjesë në të paktën disa inaugurime për Lungomaren që nga viti 2013. Fillimisht për hapjen e konkursit për projektin, më pas për miratimin e projektit, herën tjetër për hapjen e garës, për firmën që do zbatonte projektin, pastaj për nisjen e punimeve, ndjekjen e vazhdimit të tyre dhe sigurisht në fund nuk mund të mos merrte pjesë ceremoninë për inaugurimin. Me propagandën e harxhuar për Lungomare në aktivitete dhe konferenca duket sikur nuk është punuar për një shëtitore qyteti, por gjithë bregdetin nga Shkodra në Konispol.

Socialistët kanë nisur fushatën elektorale dhe takimi i djeshëm i Edi Ramës në Vlorë ishte pjesë e skenarit për të mandatin e tretë. Në këto aktivitete, zakonisht fjalimet e liderit të rilindjes ndan në tre pjesë. Pjesa e parë është për të treguar se çfarë ka bërë gjithë këto vite në pushtet. Pjesa e dytë për të sharë kundërshtarët dhe pjesa e fundit për të premtuar ato që do të bëjë në mandatin e tretë. Kreu punë me akuzat ndaj kundërshtarëve dhe i siguroi vlonjatët se do të jetë kandidat sërish për herë të tretë në Vlorë, dhe mënjëherë Edi Rama nisi serinë e premtimeve. Deklaroi se Vlora do të ketë shumë shpejt aeroportin e saj, do investojë në portin e qytetit, se do të ndërtojë shumë rrugë, se qyteti do të ketë drita, ujë dhe kanalizime moderne për një qytet bregdetar. Socialistët që ishin vënë në rresht për të marrë pjesë në takim duartrokitën të mallëngjyer për dashurinë që kryeministri tregon ndaj qytetit të Vlorës. Në fakt në fjalimin e djeshëm të kreut të qeverisë nuk kishte asgjë të re. Ndërtimi i aeroportit dhe projekteve të tjera në Vlorë është hera e tretë që përsëriten në nisje të fushatave elektorale nga Edi Rama. Aeroporti i famshëm i qytetit bregdetar u premtua në 2013 dhe nuk u bë asgjë. U premtua në zgjedhjet e vitit 2017 dhe investimi ju besua një kompanie që nuk kishte lidhje me ndërtimin dhe as me aviacionin. Dje u premtua prapë dhe sipas Edi Ramës do të nis shumë shpejt faza e zhvillimit. Po ashtu dhe investimet e tjera lokale në Vlorë përsëriten rregullisht nga kryeministri në çdo fushatë elektorale. I vetmi investim në Vlorë është ai i Lungomares, por nisi në vitin 2013 dhe akoma nuk ka përfunduar. Nuk dihet se kur do të jetë plotësisht gati. Që nga viti 2013 Edi Rama premtoi në Vlorë ndërtimin e rrugës Orikum-Llogara. Në tetë vite për këtë rrugë bëri vetëm arnime dhe në fund ka gjetur si zgjidhje ndërtimin e tunelit të Llogarasë që ende nuk dihet kur do të nisë. Në të gjitha premtimet e Edi Ramës nuk mungon paraqitja e projekteve 3D me video. Kështu qytetarët mendojnë se realizimi është afër. Ky muhabet vazhdon prej tetë vitesh dhe kreu i qeverisë po kërkon që me këtë mënyra t’ja hedh edhe për marrjen e mandatit të tretë. Kur një premtim nuk mbahet nga një kryetar partie që bëhet kryeministër ai quhet mashtrim. Si në Vlorë ashtu dhe në gjithë vendin, kryeministri ka lëshuar dorën e premtimeve gjatë tetë viteve. Ato nisin që nga 300 mijë vendet e punës dhe deri në projektet dhe investime konkrete. Në thuajse shumicën e rasteve asnjë nga premtimet nuk është realizuar dhe në këtë mënyrë Rilindja ka thyer rekordin e mashtrimeve elektorale.

 

Pasi e besuan në vitin 2013, qytetarët dëgjuan edhe njëherë premtimet boshe të vitit 2017. Tetë vite mjaftojnë për çdo politikan në botë që të realizojë ato që ka premtuar. Është jashtë çdo logjike morale pas dy mandatesh me gënjeshtra, PS-ja kërkon mandatin e tretë me të njëjtat mashtrime.

Sondazhet e nxjerrin humbëse të madhe Rilindjen, ndaj propaganda e Ramës po shtohet, duke hedhur shumë para në këtë fushatë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...