“Të reflektojmë”, mesazhi i Metës: Shqipëria potenciale të jashtëzakonshme, t’i japim frymëmarrje turizmit

Diel, 27 September 2020 11:36

 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, kreu i shtetit Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ presidenti theksoi se Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjetur
Ai pohoi se është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë, nëpërmjet një plani konkret, të qartë dhe efikas, që do të frenonte edhe shpopullimin e vendit.

MESAZHI I METËS
E bekuar me det e brigje, male, alpe dhe bukuri natyrore mahnitëse, me një popull mikpritës e me vlera të spikatura kulturore, Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por më së shumti të keqshfrytëzuar, të pazhvilluar dhe të fjetur.
Një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare e familjare, i goditur së fundmi dhe nga pasojat e rënda të COVID-19, meriton më shumë vëmendje për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave me pasuri natyrore të mrekullueshme dhe të gjithë Shqipërisë.
Turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje!
Turizëm në radhë të parë janë bujtinat mikpritëse familjare me gatime e prodhime bio në çdo stinë, që duhet të mbështeten nga shteti.

Turizëm është trashëgimia e çmuar kulturore, janë muzetë, kalatë e parqet arkeologjike që meritojnë të promovohen, si dhe sa duhet.
Turizëm janë brigjet, malet e lumenjtë përrallorë, e të gjitha pasuritë natyrore kombëtare, që në vend të gjenerojnë të ardhura për familjet shqiptare, keqshfrytëzohen nga koncensionarë.
Ndaj sot, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë frymëmarrje këtij sektori jetik për ekonominë, nëpërmjet një plani konkret, të qartë dhe efikas, që do të frenonte edhe shpopullimin e vendit, duke rikthyer shpresën për zhvillim të qëndrueshëm dhe të ardhme të sigurtë në këtë vend të bekuar nga Zoti.
Shqipëria nuk mund të ketë diell për disa!
Dielli do të ndriçojë për të gjithë shqiptarët! 🇦🇱

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...