Nora Malaj:Të bëhet testimi i mësuesve. Ka shkolla ku situata është shumë e rënduar

Hënë, 28 September 2020 08:25

 

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se situata në arsim në kohë të pandemisë paraqitet problematike.

Malaj u shpreh se duhet të mos bëjmë sikur luajmë shkollash, por qeveria duhet të marrë masa konkrete për të zgjidhur situatën.
“Kam qenë e dyzuar nëse duhet të hapeshin shkollat apo jo. Shkollat sot reflektojnë problematikë të madhe. Shumë mësues janë testuar me koronavirus, që do të thotë se kur timonieri i klasës nuk është në gjendje të mirë, ka një problem në këtë situatë. Kudo në Europë dhe botë janë me sy e veshë se çfarë do të ndodhë, për të gjetur mundësitë se çfarë mund të bëhet.

Zonja Kushi e ka marrë detyrën në kushte të vështira. Duket se fillimi i shkollës është që “hajde të luajmë shkollash”. Për koronavirusit duhet të shpresojmë se do të bëhet më mirë. Të mos harrojmë se edhe klima tashmë është problem. Shkollat duhet të jenë brenda standardit të higjenës. Në Shqipëri ka shkolla ku situata është shumë e rënduar. Duhet të rritet numri i punonjësve sociale në shkolla”, tha Malaj.

Nora Malaj theksoi se qeveria duket se bën më shumë make up të situatës, ndërsa nuk ka transparente për gjendjen në arsim. Ajo shtoi se edhe mësimi me 4 turne është një problem i shtuar.
“Duhet bërë testi i mësuesve. Mos harrojmë se kemi mësues që sapo kanë nisur punën, kemi mësues që janë të moshave të tjera që mund të kenë sëmundje shoqëruese. Qeveria bën make up-in e situatës. Çdo gjë duhet bërë tani e jo në të ardhmen. Nuk kemi buxhet të dedikuar apo strategji kombëtare të dedikuar. Duhen ndihmuar ata fëmijë që kanë braktisur shkollën dhe gjenden në rrugë. Shkollat janë kthyer në sisteme me 4 turne, nuk dallon dot ku është dita dhe ku nata. Tani shkojmë drejt dimrit dhe në zona të thella shtohet problematika. Ka pikëpyetje edhe për mësuesit, për atë si zgjidhen dhe si trajtohen. Duhet të ketë transparencë për situatën”, vlerësoi Malaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...