Pezullimi i zv/drejtorit të OFL,PD:Artan Shkëmbi si Edi Rama. Kjo qeveri bashkëqeveris me krimin, nuk e lufton atë

Hënë, 28 September 2020 17:49

 

Partia Demokratike reagon për pezullimin nga detyra të zëvendësdrejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, pasi rezultonte nën hetim për korrupsion e nxjerrje sekreti hetimor.

Përmes ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, PD thekson se Shkëmbi është si Edi Rama i lidhur me krimin e organizuar, ndërsa shton se kjo qeveri nuk e lufton krimin, por bashkëqeveris me të.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ
Operacioni Forca e Ligjit, prej krijimit të tij, ka qenë një iluzion. Me drejtimin e qeverisë nga Edi Rama, forcën dhe pushtetin e ka krimi. Çdo gjë tjetër është fasadë. Krimi emëron drejtorët e policisë, krimi merr tenderat, krimi bashkëqeveris. Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin e organizuar tregon falsitetin e procesit të vetingut në polici dhe gjendjen e depërtimit të krimit në kupolën e Policisë së Shtetit.

 

Pak javë më parë, kreu i OFL-së e kaloi me sukses vetingun, duke dëshmuar se Ministria e Brendshme, shërbimi informativ dhe strukturat e tjera, në të vërtetë, nuk funksionojnë. Ato janë fasada e pushtetit që, nga një anë, bën show me të ashtuquajturën luftë kundër krimit, nga ana tjetër paguhet nga krimi.
Institucionet e vërteta, që nuk janë në shërbim të partisë shtet, por kanë të parin interesin publik, nuk do të kishin pritur partnerët, por do të kishin zbuluar se kreu i strukturës më të rëndësishme të policisë, është i blerë nga krimi i organizuar.
Nën thundrën e krimit, policia ka dështuar gjithmonë të vendosë ligjin mbi interesin e pushtetit. Edhe për laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, pala shqiptare u njoftua nga partnerët e huaj dhe e dekonspiroi operacionin për të shpëtuar Olsi Ramën dhe mikun e tij, që drejtonte trafikun, Genci Xhixho.
Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin, nuk është rast i izoluar.
5 vjet më parë, nën presionin e opozitës, u zbulua se Policia mbante fshehur urdhrin e arrestit ndërkombëtar për deputetin e Edi Ramës, Mark Frroku. Në të vërtetë, kreu i OFL-së nuk ka bërë as më pak, as më shumë, sesa ka bërë kryeministri i vendit. Pak ditë më parë ne denoncuam takimin e Edi Ramës me disa nga figurat e botës së krimit në Durrës për t’u siguruar paprekshmëri në këmbim të përfshirjes së tyre në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Edi Rama vazhdon të heshtë dhe të mbrojë me heshtje çdo kriminel që i shërben pushtetit të tij. Këtë ka bërë prej 7 vjetësh në drejtimin e vendit. Operacionet e OFL-së kanë përfundime qesharake. Zhurma e madhe politike dhe mediatike është reduktuar në disa makina të sekuestruara ose ndonjë pasuri jodomethënëse. Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit, sepse edhe ai e di shumë mirë se ditët e tij në krye të vendit janë të numëruara. Bashkëqeverisjes së tij me krimin i është vënë viza. Më 25 prill qytetarët do të tregojnë me votë vullnetin e tyre për t’u ndarë njëherë e mirë nga qeveria e krimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...