SKANDALI/Qeveria po zhvendos votuesit e opozitës nga QV pa dijeninë e tyre

Hënë, 28 September 2020 20:20

 

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora denoncuan mbrëmjen e sotme skandalin që po ndodh në vend pikërisht në kohën që partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës elektorale.

Qytetarët e Tiranës po zhvendosen pa dijeninë e tyre në Njësi të tjera Administrative.
“Në datë 01.08.2020 rezultonte që ne banonim në Tiranë, por me datë 19.09.2020 supozohej që ne të banonim në Vlorë. Nuk e di çfarë ka ndodhur, nuk ka qenë kërkesa jonë.”

 

“Jam banor i njësisë numër 9 që nga 1991. U futa te e-Albania duke kërkuar adresën time kur shikoj që më kanë kaluar në njësinë 11, në Laprakë.”

“Kam 15 vjet që jam i regjistruar këtu te njësia 7 në Tiranë dhe shkova të marr një certifikatë për djalin dhe më thanë nuk jeton këtu, je në Kashar.”

Edhe pse ligji në këtë rast është i qartë, se asnjë qytetar nuk mund të transferohet në një Njësi tjetër pa dijeninë dhe vullnetin e tij, në ballafaqim me punonjëset e Njësive Administrative qytetarët ndeshen me arrogancë.

Punonjësja e njësisë numër 7 Tiranë: Ti je në Kashar.

Qytetari: Kush më ka çuar në Kashar mua, kam 15 vjet këtu.

Punonjësja e njësisë numër 7 Tiranë: Unë paguhem të të sqaroj dhe ti duhet të bindesh, jo unë të flas…Nuk harxhoj frymën me ty se je i pabindur.

Zhvendosjet e banorëve nuk janë të rastësishme. Qytetarët me bindje të djathta largohen nga Njësitë ku banojnë prej vitesh.

“Unë dhe familja ime jemi me bindje të djathta.”

“Jam i djathtë.”

“Bindja ime ka qenë gjithmonë e djathtë dhe do të jetë gjithmonë e djathtë.”

Dhjetra denoncime kanë mbërritur në redaksinë e emisionit “BOOM” për zhvendosjen që po i bëhet votuesve.

Në ditët në vijim, emisioni “BOOM” do të sjellë të tjera fakte dhe dëshmi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...