Basha/“Çek 1000 euro për çdo biznes të vogël”

Tuesday, 29 September 2020 11:30

 

Kreu i PD Lulzim Basha ka prezantuar planin me 5 pika, për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ekonomike ku është zhytur pas pandemisë së koronavirusit.

Basha tha se duhet të jepet çek 1000 euro për çdo biznes të vogël, duke shtuar se duhet të ndihmohen ata që mbetën pa punë nga pandemia.

 

“Të mbështeten individët që kanë humbur punën. Duhen mbështetur bizneset. Të dyfishohet ndihma ekonomike për 6 muajt e ardhshëm. Duhen dhënë 16 mijë lekë në muaj për çdokënd që humb vendin e punës. Të jepet 1000 euro për çdo biznes të vogël. Të jepet çek për çdo pensionist me 2 mijë lekë të reja. Nëse merren këto masa, populli do të ishte më mirë”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se duhet që qeveria të japë çek prej 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët, ndërsa shtoi se gjendja në shkolla për shkak të pandemisë, paraqitet problematike.

“Çdo mjek të marrë bonusin prej 100 eurosh dhe çdo infermier të marrë bonusin prej 500 eurosh. Hapja e shkollave me vetëm masa të lehta, ka rezultuar me infektime masive. Duhet që shkollat të dezinfektohen në mënyrë të rregullt. Duhen siguruar maskat, dezinfektantët. Duhet që pajisjet të jepen falas dhe maskat. Të kryhen teste për mësuesit. Duhet investim në teknologji, fëmijët duhen ndihmuar me tableta. Asnjë fëmijë mos të mbetet pas e asnjë shqiptar mos të jetë pas dore”, u shpreh Basha

Modifikuar më Tuesday, 29 September 2020 11:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...