“Qeveria ‘po lan duart’ me pandeminë”, Basha: Propozimet e PD po i paraqesin si të tyre, Rama të kërkonte falje për shëndetësinë

Tuesday, 29 September 2020 11:43

 

Në bashkëbisedimin me gazetarët kryedemokrati Lulzim Basha komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama sa i takon rritjes së pagave në shëndetësi si edhe masat lehtësuese për pandeminë. Basha tha se qeveria ‘po lan’ duart dhe se është dorëzuar para pandemisë.

 

“Zotimi ynë për pagën e mjekut është pjesë e programit dhe ka të bëjë me realitetin pas 25 prillit. Propozimet e kryeministrit tregojnë dy gjëra: për shtatë vite ka drejtuar në rrugën e gabuar dhe tani që po vjen fundi, po marrin propozimet e PD dhe po i paraqesin si të tyre. Duhet të kërkojnë ndjesë që e lanë shëndetësinë deri në këtë pikë. Rritja 40% nuk është ajo që meriton personeli shëndetësor. I qëndrojmë vizionit tonë 1200 euro pagë për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

 

C’ bën qeveria tani? Qeveria i jep vetëdeklaramin nxënëseve dhe mësuesve dhe ‘lan duart’ nga masat në shkolla, në vend të marrë masa që cdo biznes i afektuar të ketë mbështetje iu thotë ku ‘rafshi mos u vrafsh’i është një përqasje e papaërgjgjeshme një lëshimin e situatës pa duar.

 

Problemi me Shqipërinë në të gjithë aspektet, është se nuk ka fare menaxhim. Pjesë e kësaj është edhe ‘larja e duarve’ e masat që propozohen pa asnjë konsideratë. Sot bëhet si një dorëzim defacto i qeverisë para situatës.” u shpreh Basha.

Modifikuar më Tuesday, 29 September 2020 11:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...