Koduzi i përgjigjet Manastirliut: Ministrja gënjen. Plani i prezantuar nga Basha, konkret

Tuesday, 29 September 2020 17:23

 

Eksperti i shëndetësisë pranë Partisë Demokratike Gazment Koduzi i përgjigjet ministres Ogerta Manastirliut, duke theksuar se ministrja e Shëndetësisë gënjen.

Nga ana tjetër, Koduzi u shpreh se plani i prezantuar sot nga kryedemokrati Lulzim Basha është konkret.

Reagimi i Koduzit

Qeveria e ka kthyer mashtrimin e qytetarëve në mjetin kryesor të komunikimit. Ogerta Manastirliu është kampione në këtë fushë, sigurisht, pas Edi Ramës. Plani me 5 pika për përballimin e krizës nga pandemia, i prezantuar nga Kryetari Basha sot, është serioz dhe konkret. Ogerta Manastirliu gënjen në çdo fjalë që thotë.

🔵 Shqipëria është e fundit në rajon për testimet. Kemi 28 484 testime për 1 milion banorë, seose qeveria paguan për koncesionet, jo për qytetarët.

🔵 Masat personale mbrojtëse mungojnë totalisht në kujdesin shëndetësor parësor. 1500 mjekë dhe 6600 infermierë i blejnë me paratë e tyre, sepse qeveria vjedh me tendera sekretë.

🔵 Sistemi shëndetësor nuk janë vetëm 2 spitalet COVID. Ne propozojmë bonus 1000 Euro për 4 490 mjekë dhe 12 719 infermierë, që luftojnë përditë me virusin.

🔵 Për 7 vjet, Edi Rama i rriti pagat pagat në shëndetësi me 0%. Rritja elektorale 40% është e pamjaftueshme. Rritje reale dhe dinjitoze e pagave do të bëhet nga PD, me 1200 Euro për mjekët dhe 700 Euro për infermierët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...