Ambasadori britanik:Palët t’i qëndrojnë 5 Qershorit

E mërkurë, 30 September 2020 12:49

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman i kërkoi partive politike në vend që t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u arrit me mjaft mund edhe nga ndërkombëtarët.

Norman tha nga Gjirokastra se megjithatë, nëse palët bien dakord, ata mund të dalin përtej kësaj marrëveshjeje, por koha është e shkurtër dhe gjithçka duhet të arrihet shpejt.

 

“Në mbështesim fuqimisht marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën punuam në një kohë të gjatë për ta arritur. I përket palëve nëse duan të bëjnë diçka përtej asaj marrëveshjeje. Por, sigurisht koha është e shkutër dhe duhet të gjëjnë një marrëveshje shumë shpejt nëse duan të bëjnë një marrëveshje përtej 5 qershorit“, tha ai duke theksuar se partitë politike duhet të negociojnë në mirëbesim dhe të gjëjnë një zgjidhje.

“Duhet që të gjitha palët të negociojnë në mirëbesim që të gjëjnë një konsensus. Shqipëria ka një histori të gjatë në udhëtimin e saj për gjetjen e një konsensusi për Reformën Zgjedhore. Shpresoj që në ditët në vihim palët të gjejnjë një konsensus dhe ne ta shohim atë“,- tha ambasadori i Britanisë së Madhe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...