“Këtu derisa të vdesim!” Naftëtarët në ditën e katërt të grevës në Ballsh: S’ka kthim pas

E Enjte, 01 October 2020 11:48

 

Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë teksa në ditën e katërt gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe rëndohet.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se deri më sot naftëtarët s’kanë pasur asistencë shëndetësore dhe madje s’kanë marrë as përgjigjie për problemin e tyre.

 

Naftëtarët shprehen të bindur se do të qëndrojnë në grevë deri në orët e fundit të jetës, pasi 4 ditë pas asgjë qëndrojnë në pritje të zgjidhjes së problemit të tyre ekonomik, për të marrë pagat e papaguara.

”Do të vazhdojmë, se një problem kemi, ekonomik. Deri në orën e fundit. Derisa të marrim zgjidhje. S’ka kthim pas. S’kemi arsye të tjera, jemi nga ana ekonomike zero. Ndaj, kemi fëmijët në shkollë. Jemi dhe pa bukë. Jemi krimbur në borxhe. Të sëmurë jemi. Nuk shkojmë të vizitohemi sepse s’kemi lekë për ilaçe. Na premtuan për 7 paga që të linim grevën e urisë. Jo vetëm nuk na i dhanë, na hoqën dhe nga puna.”- tha një naftëtar.

”Sa vjen dhe rëndohem. Më merret fryma në gjoks, ndjej një si helm, dhimbje të këmbëve, gjunjëve, ja shtrirë. Derisa të vdesim këtu jemi. Çfarë do bëj në shtëpi unë? S’kam ti çoj bukë kalamajve. S’ka tjetër rrugë. I kam humbur shpresat.”- tha një grevist tjetër.

Modifikuar më E Enjte, 01 October 2020 15:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...