Basha:Rama është i pashpresë! Garancia e vetme është dëshira plebishitare për ndryshim

E Enjte, 01 October 2020 22:11

 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha në Çim Peka LIVE se e priste që Edi Rama do prishte marrëveshjen e 5 qershorit, pasi ai nuk u qëndron marrëveshjeve.

Basha tha se këtë ua ka bërë të qartë edhe ambasadorëve.

“Ne kemi hyrë në këtë rrugë për shkak se nga 15 kushtet e vendosura për të nisur negociatat, reforma zgjedhore me konsensus kërkonte pjesëmarrjen e opozitës.

 

Nuk ka shpresë te Edi Rama, nuk njeh marrëveshje dhe nuk njeh kufi për pushtetin. Të njihte kufi, nuk do vidhte në mes të pandemisë dhe tërmetit,” tha Basha.

 

I pyetur se çfarë garancish ka ai për fitoren, kur dihet se do ketë manipulime zgjedhore.

“Ai mund të hipë edhe në majë të ullirit në Surrel por është i pashpresë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, përfshirë edhe socialistët e thjeshtë.

Masa më e madhe për të parandaluar manipulimet e zgjedhjeve është vullneti i shqiptarëve për ndryshim. Garancia e vetme është dëshira plebishitare për ndryshim.

Me këtë sjellje të Ramës, Shqipëria do marrë edhe kërcënime të tjera, mes të tjerash për rikthimin e vizave,” tha Basha.

I pyetur se a do dalë opozita me një listë, në rast se Rama ndalon koalicionet, Basha tha: “Të gjitha vendimet do merren në kohën e duhur. Asnjë manovër nuk e shpëton Ramën nga ndëshkimi”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...