‘’Po shoh çdo kërkesë’’, Meta: Shteti s’mund të marrë borxhe pa fund, për të shlyer dëme të korrupsionit të kryeministrit

Premte, 02 October 2020 12:41

 

Presidenti Ilir Meta konferencën e sotme e ka nisur me çështjet ku Shqipëria është paditur në Gjykatat Ndërkombëtare dhe detyrimet që ka ose mund të ketë për t’i paguar në shifra miliona euro.

Nga ana tjetër Meta thekson se po sheh çdo kërkesë të shtetit shqiptar për të marrë borxh në institucionet financiare ndërkombëtare.

 

Ai i bën thirrje qeverisë që të jetë transparente dhe të mbrojë interesat e taksapaguesve, dhe nga ana tjetër thekson se shteti s’mund të marrë borxhe pa fund për të shlyer dëmet nga korrupsioni i kryeministrit dhe ministrave apo vartësve të tij.

 

”Vetëm dje BERZH bëri një parashikim të zymtë, më negativi për rajonin. Parashikimi -9%, shumë më i lartë në krahasim të tjerë. 2-fishi i vendeve të tjera. Bëj thirrje qeverisë dhe avokaturës së shtetit, që është në varësi të kryeministrit, edhe MFE, të bëjnë transparencë, të mbrojnë interesat e taksapaguesve. Po shoh çdo kërkesë për të marrë borxhe në institucionet ndërkombëtare financiare. Shteti shqiptar s’mund të marrë borxhe pa fund, për të shlyer dëme jo nga shteti por nga korrupsioni të kryeministrit dhe vartësve të tij.

 

Kushtetuta në nenin 92 të saj, që të gjithë drejtuesit e insticioneve duhet të japin informacion për detyrat ndaj kreut të shtetit.”- tha Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...