Malaj:Me rënien e thellë ekonomike dhe ringritjen e dobët në 2021, papunësi dhe varfëri më gjatë

Premte, 02 October 2020 14:10

 

Nga Arben Malaj.

Sipas BERZH, ringritja bëhet 2.7 herë më e vështirë. Kjo do të sjellë që papunësia dhe varfëria të bashkëjetojnë më gjatë me renien e thellë ekonomike në 2020 dhe me ringritjen e dobët në 2021.

Ky është parashikim alarmues, prandaj janë kritike:

1. Reduktimi krizës politike

2. Avancimi i integrimit evropian

3. Financimi i paketave të qarta, të mjaftueshme dhe efikase për të papunët, për të varfrit dhe për biznesin

4. Reforma strukturore për rritjen e produktivitetit të ekonomisë

5. Mirëqeverisje të ekonomisë dhe finacave publike.

Ato janë të domosdoshme për ta ndalur këtë përkeqësim dhe për të mbështetur një rritje ekonomike të shëndetshme dhe përmirësim gradual të stabilitetit të financave publike.

Në këtë analizë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka një tregues që është përkeqësuar nga parashikimi i mëparshëm.

Ringritja e ekonomisë në vitin 2021, në variantin e parë ishte parashikuar +12% e GDP-së, ndërsa rënia në 2020 do të ishte 9%.

Ndërsa pas shifrave të tremujorit të dytë, BERZH parashikon se ringritja do të jetë më e vështirë vetëm + 4.5% ose 2.5 herë më e dobët se parashikimi i parë. Ky variant e bën krizën më të rëndë dhe më të gjatë.

Papunësia dhe varfëria do të bashkëjetojnë më gjatë me rënien ekonomike dhe me ringritjen e dobët.

Duke marrë në konsideratë këtë situatë, raporti vlerëson se “PBB e Shqipërisë parashikohet të tkurret me 9.0 përqind në 2020, duke u rikthyer me 4.5 përqind në 2021 , mbështetur nga rindërtimi pas tërmetit”, të nëntorit të vitit të shkuar. BERZH, megjithatë saktëson se parashikimet e saj nuk kanë marrë parasysh një rigjallërim të pandemisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...