Meta uron Gjermaninë për 30-vjetorin e bashkimit: Do të nxis aktorët institucionalë të plotësojnë kushtet për integrim

Saturday, 03 October 2020 09:44

 

"Më lejoni që me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin mik gjerman." Me të tilla fjalë i është drejtuar sot Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, homologut të tij gjerman, në një ditë të shënuar si kjo vetëm për Gjermaninë. Në vazhdim, letra e plotë e Metës:

I nderuar zoti President, Frank-Walter Steinmeier,

 

Më lejoni që me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin mik gjerman.

 

Në këtë jubile të rëndësishëm të 30 vjetorit të bashkimit të Gjermanisë, kam kënaqësinë e veçantë të vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve tona, si dhe ndjenjat e thella të miqësisë ndërmjet dy popujve tanë.

 

Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për qasjen strategjike të Gjermanisë në mbështetje të zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributin e saj thelbësor në vendimin politik të këtij viti të Këshillit Europian për të hapur negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë.

Mbështetja e drejtpërdrejtë dhe e sinqertë e Gjermanisë mike është mirëpritur nga mbarë populli shqiptar.

Ju siguroj në vullnetin tim të palëkundur për të nxitur të gjithë aktorët institucionalë të vendit të vijojnë pandalur me reformat dhe plotësimin e kushteve që do të mundësojnë avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Bashkë me urimet më të mira për Ju, si dhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Gjermanisë, ju lutem, pranoni zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë

Modifikuar më Saturday, 03 October 2020 10:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...