Tedi Blushi:Gazeta Tema paradhomë e tualetit të kryeministrit

Diel, 04 October 2020 09:45

 

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar ashpër në lidhje me klasifikimi i ekipit të futbollit KF Tirana si grup terrorist, nga gazeta “Tema”. Blushi e quan një tjetër tregues i degradimit dhe urrejtjes të madhe që Rilindja ka ndaj çdo vlere kombëtare, një provokim banal dhe fyerje thellësisht e ulët, jo vetëm për lojtarët dhe tifozët.
“Nuk është rastësi që aktiviteti sportiv i KF Tirana, ngatërrohet me atë terrorist, fill pas shpalljes së bojkotit të futbollistëve, pasi kjo gazetë, paradhomë e tualetit të Rilindjes, çdo mendim ndryshe nga Sekti, e klasifikon terrorizëm në kuadër edhe të tmerrit që ndjen nga humbja e afërt e të gjithë privilegjeve dhe kontrollit mbi Bashkinë e Këlcyrës dhe më gjerë”, shkruan ndër të tjera Blushi në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
Klasifikimi i ekipit të futbollit KF Tirana si grup terrorist, nga gazeta “Tema”, është një tjetër tregues i degradimit dhe urrejtjes të madhe që Rilindja ka ndaj çdo vlere kombëtare, një provokim banal dhe fyerje thellësisht e ulët, jo vetëm për lojtarët dhe tifozët e mrekullueshëm të këtij ekipi, por për të gjithë komunitetin e nderuar të tironasve.
Nuk është rastësi që aktiviteti sportiv i KF Tirana, ngatërrohet me atë terrorist, fill pas shpalljes së bojkotit të futbollistëve, pasi kjo gazetë, paradhomë e tualetit të Rilindjes, çdo mendim ndryshe nga Sekti, e klasifikon terrorizëm në kuadër edhe të tmerrit që ndjen nga humbja e afërt e të gjithë privilegjeve dhe kontrollit mbi Bashkinë e Këlcyrës dhe më gjerë.
Sa për akuzat mbi ligjshmërinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për një futbollist të këtij ekipi, janë fund e krye të Mjera, (mjafton të lexosh me kujdes ligjin “Për shtetësinë”), pothuajse të përafërta me nivelin e akuzave të po kësaj gazete, dikur, për atësinë e djalit të KM në detyrë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...