Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/Basha: Do i kontestojmë! Rama frikë dhe tmerr nga zgjedhjet, por s’ka formulë që e shpëton

Hënë, 05 October 2020 11:28

 

Kryedemokrati Basha i ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në një takim me bizneset, komentoi ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor që pritet të kalojnë sot në Kuvend.

Ai tha se opozita do kontestojë çdo ndryshim antikushtetues, ndërsa shtoi se qeverinë e Rmaës, që e quajti bandë hajdutësh, nuk ka asnjë formulë që e shpëton nga humbja e zgjedhjeve.

 

Shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është arsyeja pse kjo bandë e ka katandisur kështu vendin. Hapat që merren sot janë thellësisht antikushtetues. Analizën e kanë bërë ekspertët e PD, por ky është tmerri dhe frika e Ramës nga procesi zgjedhor. S’ka formulë që e shpëton nga votimi popullor sikur vetëm nga premtimet e pa mbajtura ai do largohet me votë plebishitare nga shqiptarët.

 

Do kontestohet çdo hap antikushtetues si ky i sotmi që është në kundërshtim me 5 qershorin dhe standardet e OSBE, por s’ka formulë që e shpëton këtë bandë që e cilëson Shqipërinë si çifligun e saj. Ju lus mbajeni mendjen tek ekonomia, te shqiptarët që sot do e shtrojnë vaktin e radhës vetëm me bukë. Kjo është emergjenca kombëtare, hajdutët s’ka gjë që i shpëton”,- tha kryedemokrati.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...