Reagim i ashpër i PPE: Rama minoi zgjedhjet. Presidenti të kthejë ligjet e miratura sot

Hënë, 05 October 2020 18:28

 

Eurodeputeti Michael Gahler, Përfaqësues për Politikën e Jashtme në PPE, ka reaguar ashpër për votimin e sotëm në Parlament nga qeveria “Rama”.

Michael Gahler thotë se ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor minojnë zgjedhjet dhe vënë në pikëpyetje serioze integrimin e Shqipërisë në BE. Ai i bën thirrje Presidentit Ilir Meta të mos i dekretojë ligjet e sotme të miratuara nga qeveria “Rama”.

 

“Me votimin e sotëm për të shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, të ndërmjetësuar nga BE-së, Kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e përgjithshme të prillit të ardhshëm, që supozohej të ishin të lira dhe të ndershme dhe më demokratike se të mëparshmet. Me këtë votim, Rama qartë pengon integrimin e Shqipërisë në BE. Më saktë, shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit mund të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave reale të pranimit në BE.
Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit të Shqipërisë ta kthejë ligjin e sotëm në Parlament. I bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar.”,– deklaron Gahler.

Kjo është deklarata e parë që vjen nga ndërkombëtarët për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe kërcënimin e qeverisë ndaj zgjedhjeve. PPE është grupimi më i madh politik i Parlamentit Europian.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...