“S’ka simptoma të COVID-19”, mjeku i Shtëpisë së Bardhë flet për gjendjen e Trump: Është jashtëzakonisht mirë

Tuesday, 06 October 2020 20:10

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është “jashtëzakonisht mirë” dhe nuk ka asnjë simptomë të COVID-19, një ditë pasi u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Kështu tha mjeku i tij në një deklaratë të martën.

Mjeku Sean Conley, një komandant i Marinës, tha se një ekip mjekësh u takuan me presidentin të martën në mëngjes. “Ai kishte një natë të parë të qetë në shtëpi dhe sot ai nuk ka asnjë simptomë. Shenjat vitale dhe ekzaminimi fizik mbeten të qëndrueshme, me një nivel të oksigjenit prej 95-97%”, tha ai, në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

 

Presidenti amerikan, Donald Trump u ka thënë amerikanëve që të mos frikësohen nga koronavirusi, pasi është larguar më 5 tetor nga një spital në Uashington, në të cilin është trajtuar për tri ditë për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Ai u ka bërë thirrje amerikanëve që të mos lejojnë që ky virus të dominojë jetët e tyre dhe ka thënë se ky shtet do ta mposhtë atë me “ilaçet më të mira” dhe vaksina.
Trump, dhe Zonja e Parë, Melania, janë diagnostikuar me koronavirus më 2 tetor. Presidenti Trump ka shtyrë një mori ngjarjesh pas infektimit, është zotuar se do t’iu rikthehet sërish aktiviteteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...