PD i përgjigjet Ramës për pagat e taksat, ish-deputetja Tabaku: PS, belaja më e madhe! Shqiptarët do të shpëtojnë më 25 prill

Premte, 09 October 2020 17:18

 

Teksa kryeministri Edi Rama foli nga Asambleja e PS për rritjen e pagave dhe taksat, duke thënë se këto të fundit janë ulur për qytetarët dhe biznesin e vogël, vjen reagimi i parë nga opozita.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shkruan në ‘Facebook’ se Shqipëria ka pagat më të ulëta dhe taksat më të larta në rajon.

Reagimi i Tabakut:

Shqipëria e pagave më të uleta në rajon!
Shqipëria reale sot është ajo e 38 mijë bizneseve që mbyllen e 97% e shqiptarëve që paguajnë me shume taksa. Shqipëria e shtresës së mesme të nëpërkëmbur, e dijes së mbitaksuar. Shqipëria e borxhit publik 90%.
Shqipëria e atij që punon njësoj si fqinjët por merr rrogën mesatare më të ulët se kushdo në rajon.
Eshte I njëjti kryeministër që në shtator 2017 i vendosi bizneset me mbi 2 mln lekë xhiro që të paguajnë TVSH, të marrin një kontabilist dhe tiu dyfishohen kostot.

Edi Rama qe sot gjoja ka shqetësim biznesin e vogël njeriu keqperdori 16 mln euro në një tender korruptiv për fiskalziimin që do t’i kushtojë bizneseve të vogla 2000 euro në vit. Eshte i njejti qe e shndërroi qeverinë në postiere të interesave të oligarkëve në kurriz të bizneseve të vogla. Të njeriut që mbylli mbi 50 biznese në ditë për dy mandatet e qeverisjes së tij.
Ne ditet me te veshtira te shqiptareve, ne kulmin e krizes dhe pandemise Edi Rama vazhdonte të jepte miliona euro për koncesionet. Jo me larg se dje, kryeministri qe sot i rikthehet premtime te vjetra te pambajtura, ka paguar 24 mil euro per inceneneratorin e Fierit, qe eshte thjesht nje godine bosh.
Kryeministri që mbylli shitoret dhe marketet e lagjes për t’i dhënë pushtet oligarkëve. Njeriu që uli tavanin e blerjeve online vetëm për t’i bërë nder oligarkëve të vendit.
Kush mund ta besojë një figurë të vjetër që i ka rënë dhe fantazia?! Askush!
Me të vërtetë Rilindja është e keqja më e madhe por dhe belaja më e madhe që u ra për pjesë shqiptarëve. Nga ky zullum e bela do të shpëtojnë në 25 prill.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...