“Ramës i merrej fryma, duhet t’i jepnin një pompë”! Kryemadhi i kthehet kryeministrit: Ke frikë nga LSI!

Premte, 09 October 2020 18:29

 

Menjëherë pas mbylljes së fjalës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, kryetarja e LSI zgjodhi një konferencë për shtyp për t’iu përgjigjur kreut të qeverisë.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi përsëriti vullnetin e LSI për të mos patur një koalicion me PS, para ose pas zgjedhjeve, ndërsa shtoi se, sa më shumë të sulmojë LSI-në aq më shumë I shtohen votat kësaj të fundit.

“LSI vazhdon të ndihet në prëgjegjësinë e asaj force politike që në 2010 i dha shqiptarëve liberalizimin e vizave. Ti kujtoj Ramës dhe shpurës së tij se çfarë deklaronte për të penguar liberalizimin e vizave. “Mos i liberalizoni vizat se do ikin 1 milion shqiptarë”.

Gjatë kohës që qeveriste me LSI numri i largimeve ishte më i vogël. Ndërsa kur mori tepsinë e kusinë vetë largimet ishin në stratosferë”, u shpreh Kryemadhi.

Sa i përket një koalicioni të mundshëm me PS, Kryemadhi deklaroi: “Dua të them dhe të përsëris atë që tha Rama, mosvazhdimin e një koalicioni me Rilindjen”.

Në fund nuk mungoi edhe një batutë e kryetares së LSI: “Sa herë ma ka përsëritur Rama sot emrin, Ilir Meta nuk më ka thënë të dua”.

“Ne nuk kemi parti për tu bërë aleatë bashkë. Askush nga partite politike që janë sot në Shqipëri nuk I plotëson kushtet për të qenë aleati ynë”, do të shprehej Rama pak minuta më parë gjatë Asamblesë së PS.

Modifikuar më Premte, 09 October 2020 18:32

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...