Rama tallet dhe njëherë më Nanon: Kandidimi i tij në PS, lajm pa lidhje. Ai i përket historisë

Premte, 09 October 2020 19:12

 

Kryeministri Edi Rama ka mohuar sot se ish-kryeministri Fatos Nano do të jetë kandidat për deputet i PS.

I pyetur nga gazetarët për ish-kryeministrin, Rama tha se ky është një lajm pa lidhje. ” ‘Fatos Nano s’ka nevojë të kandidojë, është lider historik i PS. I ka dhënë çka patur dhe tani jep me zemërgjërësi eksperiencën e tij me këshilla. Siç do bëj unë kur mos jem më kryetar. Dhe s’ka pse të bëjmë audiencë me lajme të tilla pa lidhje”, u shpreh Rama.

 

Në këtë mënyrë kryeministri ka hedhur poshtë thashethemet për rikthimin e Nanos në politikë. Mesa duket lideri historik i duhet Ramës si suvenir në muzeun e PS.

Kjo është tallja e radhës e Edi Ramës me ish-kryeministrin. Pak javë më parë i thuri elozhe dhe e quajti këshilltarin dhe bashkëpunëtorin e tij më të mirë për drejtimin e PS. Ndërsa sot nuk e quan të denjë as për deputet. Në këtë mënyrë Rama u tall dhe me kandidimin e Nanos disa vite më parë për kryetar shteti.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...