“Vidh, denigro dhe sundo”, zëdhënësi i Metës i përgjigjet Ramës pas videos te Liqeni: Ke hesape për të larë! Ruaju nga inati i uraganit popullor!

Premte, 09 October 2020 20:09

 

Pas videos së postuar nga kryeministri Rama me një kitarist, këngëtar rruge që po luante një këngë te Liqeni vjen reagimi i zëdhënësit të Presidentit.

Ndërsa Rama dukej sikur i dërgoi një mesazh të koduar Presidentit, pasi personi në fjalë shfaqej disi i dehur, siç ai ka thënë se ishte Presidenti mbrëmë në “Opinion” vjen reagimi i zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.

Zëdhënësi i Metës thotë se Rama nuk është i denjë të quhet socialit, pasi tallet publikisht me një person në nevojë.

Ai vazhdon më tej duke e paralajmëruar: Ruaju nga inati i uraganit popullor djali i Kristaq Ramës! Ke hesape për të larë!

STATUSI I PLOTE
Tallja vulgare, denigrimi dhe poshtërimi që Edi Rama i bëri sot një qytetari në nevojë, të degraduar dhe në mjerim të plotë për shkak të keqeverisjes së tij është një fyerje në dinjitetin njerëzor për çdo socialist, për çdo të majtë dhe për çdo shqiptar të ndershëm që vuan në varfëri ekstreme nga politikat antikombëtare të “Rilindjes” që kanë pasuruar vetëm një tufë oligarkësh dhe horrash në kurriz të popullit.

Kjo është fytyra e vërtetë dhe e vetmja alternativë që i ofron shqiptarëve ky i sëmurë psiqik: Vidh, denigro dhe sundo.
A mund të quhet socialist ky njeri që tallet publikisht me një person në nevojë?
A mund të quhet i majtë?

A mund të quhet shqiptar?
Cili kryeministër në botë tallet me varfërinë dhe mjerimin që i ka shkaktuar popullit të tij?
Vetëm një i sëmurë psiqik po.
Vojo Kushi nuk mbante veshur këpucë. Ai hipi mbi tank këmbëzbathur!
RUAJU NGA INATI I URAGANIT POPULLOR DJALI I KRISTAQ RAMËS!
KE HESAPE PËR TË LARË!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...