“Presidenti ka qenë e do jetë i popullit”, Meta flet nga Malësia e Madhe: Qeveria është rrëzuar prej kohësh, ka zero legjitimitet

Saturday, 10 October 2020 13:15

 

Nga Malësia e Madhë ku mori pjesë në ceremoninë solemne të përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Koplikut dhe nderimit të jetës, veprës dhe heroizmit të 77 Dëshmorëve të Atdheut të rënë për lirinë e trojeve shqiptar, presidenti Ilir Meta iu përgjigj interesit të medias lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Meta tha se qeveria është rrëzuar prej kohësh dhe ka zero legjitimitet.

“Presidenti asnjëherë nuk ka qenë njësh me politikën e opozitës, sepse për disa nga cështjet kryesore sot zoti Tao do ishte kryetar i opozitës dhe do i jepte mundësi të kthehej në rrugën e humbur të së majtës. Kam unë një pyetje: Pse janë kundër 5 qershorit? Psë janë për bllokimin e çeljes së negociatave? A ka ndryshuar gjë programi i PS? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës? Me deklarata të komanduara të tij, se do kemi në pak vite një president të përbashkët, që do të thotë s’ ka nëvojë të kemi më Kosovë të pavarur. Pse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush ua kërkoi? Dhe pasi e hodhën në gjyq, pse tërhiqen nga gjyqi? Është e qartë se aty do provoheshin përpjekjet për ndarjen e Kosovës. E harruan këta që ishin socialistët që patën rol historik.

 

Pra, Presidenti ka qënë është e do të jetë i popullit, interesit kombëtar i kushtetutës. Thonë se po e dëmton shqipërinë jashtë, kam një pyetje për ju ? Kush i ka cuar cështjet në Venecia? Presidenti apo pseudomaxhoranca? Menduan se do blejnë edhe një opinion gjysmak, edhe për të rrëmbyer të vetmin institucion të popullit shqiptar. Tani kam një pyetje tjetër, u kam bërë një pyetje

 

Dje ishte Asambleja e LSI, se vetëm për LSI u fol. Kryeministri dhe kreu i PS, ka deklaruar se takon skutave njerëz me rekorde kriminale që ndiqen nga OFL dhe u kërkon angazhime për vota. Tani unë i bëra letër Asamblesë, jo zotërisë, ai ti japë llogari asamblesë, dhe ti thotë shqiptarëve: Kë ka takuar Presidenti skutave, ku e ka takuar vendin dhe ditën.

 

Qeveria është rrëzuar prej kohësh, po ju ose nuk e shikoni ose nuk doni.

 

Do uleni për debat publik?

Po e pres, që sot, që tani ..

 

Qeveria ka rrëzuar veten dhe ka zero legjitimitet për sa kohë shkatërron procesin zgjedhor, i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit dhe kujton se me presione e blerje e frikësime

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...