“Të mos e ngatërrojë me veten”, Kryemadhi-Ramës: Meta si Ferrari, ti je “Fiat 500”

Saturday, 10 October 2020 19:02

 

Monika Kryemadhi bëri një krahasim mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Rama. Ajo tha se edhe mosha e favorizonte Metën, të cilin e krahasoi me një makinë “Ferrari”.

Ka pasur tone të ashpra nga Rama për Metën por edhe anasjelltas…ju pyes si opozitare çfarë strategjie ka ai, çfarë po kërkon?
Kryemadhi: Mendoj që nuk po kërkon diçka, mendoj që reagimet e tij vijnë si rezultat i provokimeve të Ramës, jashtë çdo logjike dhe morali jo vetëm politik por edhe institucional, ligji i Devidentit, vjedhjen e anëtarit të GJK, apo ligjin e medias. Kanë qenë provokime ndaj institucionit të Presidentit. Pavarësisht nëse jam unë apo jo dakord me të për deklaratat, unë them që i ka shumë të buta reagimet për atë që ka ndodhur.

E ndihmon opozita?
Kryemadhi: Opozita duhet të jetë më e ashpër në drejtim të Ramës
Pra, po kalon Meta në rolin e kryeopozitarit?
Kryemadhi: Ata i kanë kaluar tangjent, janë përqendruar te vota, ndoshta por Meta në gjithë karrierën e tij karakterizohet nga një përgjegjshmëri e tepruar.
Do ai diçka për vete?
Kryemadhi: Jo ai ndjehet borxhli që fuqizoi Ramën në 2013, e ndjen edhe këtë borxh që ka, e dëgjova pak më parë Ramën që thoshte për Metën 60 vjeç, po të mos e gatërrojë me veten e vetë që është duke dalë në pension. Meta është Ferrari, ca t’i bëjmë këtij “Fiatit 500” që kemi këtu. Meta në Presidencë është me duar e këmbë të lidhura, por pavarësishit nga kjo tonet e tij duhet të na bëjnë të përgjegjshëm të reagojmë për çdo gjë. Opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta për situatën e krijuar që të mos provokohemi nga Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...