Mesazhi i Metës: Tradhtarët e gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin heronjve

Diel, 11 October 2020 10:33

 

“Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane.”. Kështu deklaroi presidenti Ilir Meta gjatë një vizite në Shkodër, duke shigjetuar kështu politikën shqiptare. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit shprehu mirënjohje për kontributin e përjetshëm të 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut.

“Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj, të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për Çlirimin e Atdheut.

 

Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratike. Tradhtarët dhe gjakprishurit kurrë nuk do t’ia dalin të cënojnë dinjitetin dhe veprën e Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes së sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i 5 Heronjve të Vigut dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut! 🇦🇱”, thuhet në mesazhin e Metës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...