“Kriza sa vjen e thellohet”, Basha: Të tjera të dhëna tronditëse. E besoj Ramën që thotë nuk ia ka idenë. Ka vite që nuk dëgjon qytetarët

Hënë, 12 October 2020 14:50

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke paralajmëruar të tjera të dhëna tronditëse për situatën ekonomike në vend. Basha tha se kriza sa vjen e thellohet teksa ka komentuar dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i përket planit me 5 pika të opozitës për të përballuar situatën nga COVID-19.

“Javët kalojnë dhe kriza bëhet më e thellë. Sot të tjera të dhëna tronditëse. Numri i të papunëve po shtohet me qindra në ditë, numri i bizneseve që po largojnë punëtorë dhe që po mbyllen po rritet krahasuar me muajt e tjerë të vitit. Shëndetësia në kufijtë e kolapsit.
Siguria e fëmijëve dhe mësuesve në shkolla është lënë në mëshirë të fatit. Qeveria dhe kryeministri nuk kanë marrë asnjë masë. Kjo është gjendja sot, përkeqësim i thellë në të gjitha aspektet e jetës.
Pyetjes suaj sot paradite nëse ka ndërmend ta zbatojë planin me 5 pika që kemi shpalosur prej dy javësh Edi Rama i është përgjigjur se nuk ka dëgjuar për këtë plan. në fakt unë e besoj dhe pse ju nuk e besoni, unë zgjedh ta besoj që nuk e ka dëgjuar sepse ka vite që Edi Rama nuk dëgjon njerëzit, prindërit që kanë humbur vendin e punës. nuk dëgjon biznesin, sipërmarrjen që ka vite që lufton për mbijetesë dhe tani po i dorëzohet falimentimit. Nuk dëgjon mjekët që kërkojnë atë që iu është premtuar, mbështetjen minimale”, deklaroi Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...