Protesta e naftëtarëve të Ballshit, Basha: Zgjidhja plotësisht e realizueshme. Ja tre prioritetet tona

Hënë, 12 October 2020 15:15

 

Kryedemokrati Lulzim Basha tha se zgjidhja për naftëtarët e Ballshit që kanë 15 ditë në grevë urie dhe për familjet e tyre është plotësisht e realizueshme por se kërkon një kryeministër dhe një qeveri që nuk është pjesë e aferave korruptive.

Basha tha se për PD, prioritetet janë të qarta duke dhënë edhe tre pikat për zgjidhjen e problemit të naftëtarëve.

 

“Unë i qëndroj fjalë për fjalë asaj që kam thënë gjatë takimit me naftëtarët në grevë urie. Sikurse e thanë qartë, ata nuk presin më zgjidhje. Janë gënjyer, janë mashtruar vazhdimisht nga Edi Rama dhe partnerët e tij në këtë zhvatje. Po të shikoni një material të publikuar nga zoti Alibeaj sot, do shikoni se çfarë thotë për naftëtarët para dy vjetësh me atë që thotë, do shikoni se Rama është i përfshirë kokë e këmbën në aferat që kanë të bëjnë me rafinerinë. Zgjidhja e këtij problemi është plotësisht e realizueshme por kërkon një kryeministër dhe qeveri e cila nuk është pjesë e aferave korruptive. Naftëtarët e Ballshit, familjet e tyre, e gjithë zona e Patos-Marinzës, qytetarët e Fierit do të kenë dorë të vendosin më 25 prill.
Për ne prioritetet janë të qarta, heqja me urgjencë e taksës Rama mbi karburantin 240 l/litër, kontrolli rigoroz i cilësisë së karburantit dhe rikthimi në arkën e shtetit e një shume prej të paktën 50 milionë eurosh në vit e evazionit që i bëhet arkës së shqiptarëve nga ky sektor. Kështu do arrihet që dhe uzina të vihet në punë dhe nafta të prodhojë mirëqenie për fierakët dhe të gjithë qytetarët”, deklaroi Basha.

Modifikuar më Hënë, 12 October 2020 18:43

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...