COVID-19/Basha thirrje për heqjen e protokollit të parë: Përfshini mjekët e familjes, para se të rritet numri i viktimave

Tuesday, 13 October 2020 12:52

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat dha alarmin e rritjes së shifrave të Covid-19 në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij ai i bëri thirrje qeverisë që të heqë protokollin e parë dhe të fusë në këtë betejë kundër COVID-19 dhe mjekët e familjes, në mënyrë të tillë që mos të ketë rritje të numri të viktimave.

 

“Situata në spitalet COVID ka arritur në pikën e ngopjes. Jepi në pikun e shifrave, kjo është përgjegjësi e Ramës dhe kukullave të tij. Ata mjaftohen me; vër maskën, ose të vura gjobën. Fuqizimi i rolit të mjekut të familjes, është kërkesa e grupit të ekspertëve të PD-së. Sot s’dua të them se kush është përgjegjësi, por për të paktën ata që punojnë në këtë sistem, që të ngrenë zërin deh të kërkojnë urgjentisht heqjen e protokollit të parë, para se të rritet numri i vikamave. Përfshirja e mjekut të familjes është një nga rrugët efikase për këtë luftë. Ai duhet të zgjidhë qesen. Dy COVID-et i ka plot. Spitalet rajonale i ka jashtë loje. Ça do bëje ky do presë që të infektohen të gjithë shqiptarët! Kjo është kriminale. I kërkoj mjekëve, fytyrave të njohura, që mos të heshtin, pasi përndryshe janë bashkëpërgjegjës. Ky njeri, (Rama) s’ka marrë asnjë masë. Spitalet rajonale, duke qenë se COVID-3 është iluzion, nëse behet gati dhe kur bëhet gati, duhet që të përgatiten për pacientët. Mjekët tanë i kanë kapacitetet, edhe pse ky i ka gënjyer, si ka dhënë lekët e premtuara. A thua se duhet të rritet numri i të infektuarve. Mund të ishin trajtuar personeli dhe në vend që mbingope dhe të kolapsohet struktura shëndetësore që trajton COVID-in.”, tha Basha.

Modifikuar më Tuesday, 13 October 2020 13:40

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...