“Korrupsionin nuk e bëjnë qeveritarët”, Manjani i kthehet Ramës: Në çdo sistem politik të rruzullit, korrupsioni kërkohet tek qeveria

Tuesday, 13 October 2020 15:37

 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili tha sot se koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët dhe qeveritarët, por korporata e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë krijuar pandëshkueshmërinë në sistem.

Përmes rrjeteve sociale, Manjani shprehet se sado para të bëjë një gjykatës apo prokuror, nuk i afrohet kurrë përfitimeve që krijohen nga një kontratë koncensioni, PPP, inceneratori (që e merr lumi pa filluar punë), leje minerare, leje ndërtimi apo tenderi infrastrukture.

 

Reagimi i Manjanit

Sado para të bëjë një gjykatës apo prokuror, nuk i afrohet kurrë përfitimeve që krijohen nga një kontratë koncensioni, PPP, inceneratori (që e merr lumi pa filluar punë), leje minerare, leje ndërtimi apo tenderi infrastrukture.

Bëni konferenca sa të doni e ku të doni. Në çdo sistem politik të rruzullit, korrupsioni kërkohet tek qeveria.

Qeveria administron punë e interesa të mëdha publike.

Qeveria administron paratë publike.

Ndaj aty kërkohet edhe korrupsioni.

Aty, pra në qeveri, nuk flitet më për bakshish por për bashkëpronësi që vjen nga devijimi i parasë publike.

Nëse gjykatësi merr bakshish, qeveritari ndan përqindje. Ky është dallimi themelor që anashkalohet si pa gjë të keq.

“Bashkishi” nuk e lufton dot “përqindjen”, nëse kjo e fundit ka në dorë të japë bakshish dhe të emërojë bakshishaxhiun e radhës…

Qeveria (përqindja) ka qenë, është e do të jetë problemi!

Nejse, konferencë të mbarë shoqe e shokë pjesëmarrës aty!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...