Kryemadhi: As deputetët e Ramës nuk e besojnë një mandat të tretë

E mërkurë, 14 October 2020 22:40

 

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, përmes një interviste të dhënë për emisionin “Aktualitet” në televizionin FaxNews, është shprehur në lidhje me situatën politike në vend duke analizuar kryesisht betejën e ardhshme elektorale.

Kryemadhi u shpreh se Rama e ka ngritur suksesin e tij duke intimiduar të tjerët, por kësaj radhe e ka të pamundur, pasi ajo dhe LSI janë të paintimidueshme dhe i përgjigjen atij dhëmb për dhëmb. Kretarja e LSI u shpreh gjithashtu se pavarësisht shkeljes së marrëveshjes së 5 Qershorit opozita do ta mundë mazhorancën me votë.

 

Ajo thekson se as vetë deputetët socialist nuk e besojnë se kanë shanse të fitojnë një mandat të tretë qeverisës.

“A mendoni se ndryshimet kushtetuese sjellin bukë në shtëpitë e shqiptarëve. Ne po shkojmë drejt rrëzimit të tij me votë. Nëse dikujt do t’i duket vetja trim le të guxojë t’i prekë zgjedhjet. Ai gjithmonë deri më sot ka ecur duke intimiduar njërin dhe duke intimiduar tjetrin. Por tani i ka ngecur sharra në gozhdë pasi nuk mund të intimidojë as Monikën as LSI-në.

 

Vetë deputetët e tij nuk e mendojnë kurrë që mund të kenë një mandat të tretë. Duhet të jenë nën efektin e ndonjë substance kur bëjnë deklarata të tilla.

Kryeministri mendon se duke kanabizuar vendin mund të blejë votat e shqiptarëve, por kjo nuk do të ndodhë këto zgjedhje. Unë personalisht kam garuar në disa zona problematike dhe kam sjellë rritje të forcës politike nëpërmjet angazhimit të të rinjve dhe të rejave dhe nuk jemi intimiduar nga bandat”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...