Basha, thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën! Ku i ka çuar Mafia, paratë e inceneratorëve, Rama, Ahmetaj, Veliaj?

E Enjte, 15 October 2020 12:43

 

Kryetari I PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje, SPAK-ut të hetojë me urgjencë se ku kanë shkuar milionat që qeveria ka derdhur për inceneratorët, kur edhe zyrtarisht prej vetë asaj deklarohet zyrtarisht se vetëm një pjesë e vogël është investuar në to.

“Nuk është kurrë vonë për t’u penduar dhe refuzuar këtë mëkat, këtë haram.

Ato para mund të shmangnin këtë katastrofë, tavolinat bosh të fëmijëve që shkojnë me barkun bosh për të fjetur e çohen me barkun bosh për të shkuar në shkollë.
Refuzojini paratë e Mafies dhe denonconi aferën më të madhe kriminale në 30 vite: 400 milionë euro të shqiptarëve!
Për mafia e plehrave. Nuk ëhstë kurrë vonë për t’u penduar dhe refuzuar këtë mëkat, këtë haram! Paratë e shqiptarëvë në kohë pandemie në xhepat e Mafies së plehrave të Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt me shokë.

Vetë Ministria e Financave në një raport të publikuar dhe të marrë nga një media e shkruar, që ka pasur guximin ta publikojë , tregon qartë se vetëm një përqindje e vogël e parave që kanë marrë nga taksat, është raportuar si e investuar ga kjo Mafie. E kuptoni çfarë po ndodh apo jo?!

Vendet e tjera kanë shkuar deri në ndalimin e investimeve publike, që paratë t’i çojnë tek shëndetësia….Këta në mes të pandemisë vazhdojnë të vjedhin haptazi.

Edhe KLSH ka konstatuar thotë: nga 75 milionë euro që u janë paguar deri tani, inceneratorit të Fierit, Tiranës, Elbasanit, vetëm një pjesë e vogël raportohet edhe zyrtarisht, është investuar! Ku kanë shkuar të tjerat?!

Kjo është një pyetje për strukturën e posaçme antikorrupsion SPAK dhe sot jo për herë të parë as të dytë po i drejtohem përsëri Strukturës së posaçme antikorrupion: Justifikoni ekzistencën tuaj!

Keni marrë miliona, sot është momenti të çoheni e të mbroni bukën e gojës së fëmijëve shqiptarë e të mos fshiheni

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...