Denoncimi i PD: 40 mijë biznese të vogla në vend kanë falimentuar, 65.5 për qind e tyre janë në Tiranë

E Enjte, 15 October 2020 19:33

 

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se qeveria është fajtore për falimentimin e shumë bizneseve në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Këlliçi thekson se gjatë pandemisë 40 mijë biznese të vogla kanë falimentuar, kurse shton se 65.5 për qind e tyre janë në Tiranë

Njoftimi i Partisë Demokratike:

 

Denoncimi i Kryetarit të FRPD Belind Këlliçi: 65.5% e bizneseve të falimentuara janë pikërisht në Tiranë, 57% e të falimentuarve nuk kanë arritur të mbijetojnë krizës dhe 40 mijë biznese të vogla, kanë falimentuar.

 

Sa herë që Edi Ramës i duhet të mbulojë dëmin e pariparueshëm që i ka bërë biznesit të vogël, me ligjet diskriminuese dhe fushatat e tij të terrorizimit për një kupon, a për një faturë të prapambetur, ai nxjerr vemjen e tij në bashki që të mashtrojë dhe të shpërqëndrojë opinionin publik.

Por propaganda që synon të shpëtojë Ramën, nuk e ndihmon dot biznesin e vogël të shpëtojë nga falimentimi. 65.5% e bizneseve të falimentuara janë pikërisht në Tiranë. 57% e të falimentuarve nuk kanë arritur të mbijetojnë krizën e shkaktuar nga karantina dhe mungesa e ndihmës nga qeveria. 40 mijë biznese të vogla, kanë falimentuar vetëm gjatë këtij viti, sepse Edi Rama i ka paratë e buxhetit për tendera e koncesione korruptive. 100 mijë persona kanë humbur vendet e punës dhe janë sot në mëshirë të fatit. 61% e biznesit nuk arrin të nxjerrë asnjë fitim, pra është në prag falimenti. Konsumi ka rënë në mënyrë drastike. Mbi 1 milionë shqiptarë do të zhyten në varfëri, sipas Bankës Botërore, ndërsa Edi Rama vazhdon t’i çojë paratë tek inceneratorët.

 

Edi Rama vazhdon t’u tregojë shqiptarëve çfarë të bëjnë me urdhëra absurdë, duke goditur konsumin dhe xhiron e biznesit të vogël. Por ai refuzon të dëgjojë thirrjet e Partisë Demokratike për të zbatuar Planin e Rimëkëmbjes me 5 pika, sepse paratë e taksave tona i ndan me oligarkët.

Sikur Edi Rama të punonte me po të njëjtin zell që gënjen, Shqipëria sot nuk do të ishte duke u zbrazur çdo ditë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...