Basha i ndërhyn live në studio Ramës për inceneratorët, kryeministri ulëret dhe refuzon fillimisht ballafaqimin: Joo, jooo!

E Enjte, 15 October 2020 23:10

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka ndërhyrë live në emisionin “Opinion” kryeministrit Edi Rama duke replikuar me të lidhur me çështjen e inceneratorëve, teksa kryeministri Edi Rama po fliste për inceneratorët, fillimisht ka refuzuar të përballet me kreun e PD-së.

Gjatë intervistës, Rama ka debatuar me panelin e gazetarëve të cilët i kanë kërkuar llogari për inceneratorët, dhe kryeministri ka humbur kontrollin duke ulëritur dhe duke mos u justifikuar.

 

Ndërkohë, në këto momente kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dashur të ndërhyjë në emsision përmes një lidhje direkte në telefon, për tu përballur me kryeministrin.

“Jo jo faleminderit shumë. Ai të mësoj bashkë me Rakipllarin… Kryetari i Partisë Demokratike dhe Rakipllari janë njëri tapë tjetri top”, tha Rama

Debati nisi pasi kryeministri edi Rama publikoi në emisionin “Opinion”, një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me konçensionin landfillin e Sharrës, në kohën që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranë.

Sipas Ramës, investimi prej 36 milionë eurosh do t’i shkonte më pas privatit dhe ishte i gabuar nga pikëpamja logjike.

“Unë them konçensionin e Lulzim Bashës, i cili është angazhuar në një propzim për Sharrën. Tani vjen letra që i shkon Lulzim Bashës. Është e miratuar konçension, dhe aty ka diçka interesante.

Aty ka një shifër. Lulzim Basha propozon një konçension që do të ishte realizuar nëse ai nuk do të ishte larfguar nga aty ku qëndroi. Më saktë nëse nuk do të ishte larguar Saliu. Dhe propozimi i tij është që t’i japi privatit një investim kapital prej 36 milionë eurosh që do e bëjë shteti. Dhe ka shifrën aty që ëhstë 37 mijë lekë për tonë. Dmth faktikisht i bie 30 euro. Propozimi i Lulzim Bashës me një investim kapital prej 36 milionësh dhe pastaj i jepet privatit.

Luzlim Basha ka dashur të bëjë një konçension që është i gabuar nga pikëpamja logjike, sepse ka dashur të japë para të shtetit dhe ta japë në menaxhim me tonë që i paguhen për shërbimin. Ndërkohë që me landfillin e Tiranës qeveria nuk paguan asnjë lek, është investim privat 100%”, tha Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...