Basha: Qeveri gjobëvënëse! Mbushin thesarin e zbrasur, njëherë blindat, tani fshihen pas maskave

Premte, 16 October 2020 12:35

 

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka akuzuar qeverinë si një gjobvënëse ndaj qytetarve, bizneseve dhe këdo vetëm e vetëm që mos marrë masa ekonomike që u vijnë në ndihmë shqiptarëve.

Basha thekson se kësaj radhe qeveria është fshehur pas maskave pasi më parë nxori blindat.

 

Sipas tij, gjoba për maskat është e vetmja masë që ka marrë qeveria deri më tani gjatë pandemisë teksa dje u shënua rekordi i ri i infektimeve.

”Situata ka njohur një tjetër përkeqësim. 257 raportuar zyrtarisht dje, ndërsa viktimat 439. Ndërkohë qeveria nuk ka marrë asnjë masë të vetme. E vetmja masë që ka marrë është të gjobisë qytetarët. E vetmja masë veprimptari e qeverisë në kohën kur çdo shtet tjetër po merr masat më të forta kunëdr pandemisë, është të gjobisë qytetarët. Është kthyer në një qeveri gjobvënës. Gjoba për qytetarët, bizneset, për këdo.

 

Gjoba për të mbushur një thesar të zbrazur, dhe zbrazet. I vetmi popull në Ballkan, shqiptarët që s’marrin asnjë mbështetje.

Vendet e tjera kanë ofruar paketën e katërt, po dje i pari i qeverisë edhe për pak kohë tha se s’do ketë asnjë paketë të tretë. Përgjigjia e vetme e Ramës është gjoba. Njëherë blindat, tani fshihet pas maskave. Vetëm e vetëm për të mos marrë masat që duhen marrë për të mbështetur mjekët, infermierët dhe mijëra shqiptarë që kërcënohen me vetëekzistencën dhe bukën e gojës. E keni parë që tani nuk tregojnë më sa teste bën ISHP dhe sektori privat. Sa janë serologjik dhe tamponë. Pse ndodh kjo?

Sepse Shqipëria vijon me numrin më të ulët të testimeve në rajon dhe Europë. Prej marsit e kam kërkuar rritjen e testimeve. Për të izoluar dhe shkëputur zinxhirin e infektimeve.”- tha Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...