Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar se të hënën do të dorëzohet padia penale ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për inceneratorët.
Basha ka thënë se Veliaj po i trajton plehrat me një çmim më të shtrenjtë nga studimi që është bërë për këtë çështje nga Banka Botërore.
Basha: Për të tre gënjeshtrat e vemjes që bëhen për të tërhequr vëmendjen nga afera ku është kapur ai dhe shefi i tij, është dorëzuar padi penale në Prokurori. Si për gënjeshtrën për vilat, për makinën është dorëzuar padia dhe dua t’ju informoj që të hënën dorëzohet padia për shpifjen dhe gënjeshtrën që ka bërë për inceneratorët.
Studimi i Bankës Botërore dhe Bashkisë së Tiranës bënte të mundur që konteinerët brenda një viti të futeshin nën tokë brenda Unazës së Vogël. Brenda 3 vitesh të futeshin nëntokë në të gjithë Tiranën dhe trajtimi i tyre në Sharrë të bëhej për 12 euro, nga 29 euro që e bën ky hajduti bashkë me të tjerët. Këto janë fakte që kam bindjen që në mos sot nesër, Prokuroria do t’i marrë në shqyrtim, për të treguar se çfarë çmimesh kishte përgatitur Banka Botërore, një proces transparent për përpunimin në Sharrë dhe me çfarë çmimesh po i bën mafia e Edi Ramës, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt. Nuk kanë për t’i shpëtuar. Sot kanë kapur disa media dhe përditë nxjerrin fytyrën e gënjeshtrës në ekran. Nuk mjafton kjo. Shumë shpejt do të përballen në Prokurori dhe Gjykatë me faktet që janë të patjetërsueshme