Kompania fiton 45 mln USD në arbitrazh për shkak të korrupsionit të qeverisë 'Rama'

Diel, 18 October 2020 11:32

 

Shteti shqiptar humb një tjetër çështje në arbitrazhin ndërkombëtar duke detyruar taksapaguesit shqiptarë t’i paguajnë kompanisë greke “Aktor” 45 milionë dollarë.

“News 24” zbardhi dje vendimin e arbitrazhit të dhomës ndërkombëtare të tregtisë që detyron shtetin shqiptar të paguajë rreth 45 milionë dollarë për firmën greke “Aktor” për punimet shtesë në autostradën Tiranë-Elbasan. Në vendim thuhet se sipas kontratës palët kishin rënë dakord për ngritjen e një bordi mosmarrëveshjesh për zgjidhjen e me konsensus të pretendimeve, që palët mund të kishin gjatë zbatimit të projektit. Nëse një nga palët nuk ishte dakord me vendimit e bordit atëherë mund t’i drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar dhe konkretisht në Gjykatën e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë.

 

Mosmarrëveshjet mes konsorciumit ndërtues dhe Autoritetit Rrugor të Shqipërisë lindën në vitin 2015, kur ndërtuesi paraqiti dy kërkesa për pagesë kostosh shtesë të punimeve për Segmentin III (Tiranë deri në hyrjen e tunelit) dhe Segmentin I (nga dalje e tunelit deri ne Elbasan) të autostradës, përkatësisht me vlerë 11,6 milionë dollarë dhe 25,2 milionë dollarë. Pas një kalvari burokracish, në korrik të 2017 palët kanë rene dakord për të amenduar kontratën duke ngritur edhe një bord për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Vendimet e bordit nëse nuk apelohen brenda 28 ditësh atëherë janë të detyrueshme për t’u zbatuar.

 

Ky bord më pas me dy vendime; 7 shtator dhe 9 tetor të 2017 ka vendosur që pala shqiptare t’i paguajë për punime shtesë kompanisë greke dy fatura të kripura prej 11,6 milionë dollarë dhe 25,2 milionë dollarë. Duhet theksuar se gjithë procedura, që nga ngritja e bordit deri në marrjen e vendimeve është bërë gjatë tranzitimit të qeverisë pas zgjedhjeve të 2017-ës, ku Partia Socialiste fitoi mazhorancën parlamentare dhe dikasteri i rrugëve, Ministria e Transporteve që deri në atë kohë drejtoheshin nga LSI kaloi në duart e PS.

 

Me vënien e Damian Gjiknurit në krye të Transporteve dhe ndërrimin e drejtuesve të ARRSH-së, faturat madje nisën disa audite, por nga ana tjetër pretendimet e palës greke nuk u kontestuan brenda afatit 28 tetor. Kaq i ka mjaftuar kompanisë ndërtuese t’i drejtohej arbitrazhit ndërkombëtar. Në 15 tetor të 2018-ës ka shkuar kërkesa në Gjykatën e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, nga “Copri construction” dhe “Aktor”, pala shqiptare është mbrojtur kryesisht me faktin se arbitrazhi ndërkombëtar nuk ka juridiksion për gjyqin, çfarë është rrëzuar nga tribunali.

Ndërkohë, arbitrazhi e ka quajtur të vlefshëm amendimin e kontratës dhe ngritjen e bordit të mosmarrëveshjeve si dhe ka detyruar shtetin shqiptar të paguajë dy faturat e pretenduara nga kompanitë greke me një total prej 45 milionë dollarësh amerikanë, duke përfshirë dhe TVSH-në dhe shpenzimet gjyqësore

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...