Panariti, Ramës: Ndal shtetit policor! Mos terrorizoni qytetarët, ndaloni këtë çmenduri

Diel, 18 October 2020 17:46

 

Ish-ministri i LSI-së, Edmond Panariti shprehet i revoltuar me sjelljen e forcave të rendit në vend. Teksa i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë shtetin policor pasi po terrorizon qytetarët, Panariti thekson se policia po ndal pa shkas famijarë të cilët ecin sipas rregullave dhe ju kërkojnë që të bëjnë testin e alkoolit.

“‘Ata kanë vetëm një të djelë për të pushuar, të pa u traumatizuar dhe poshtëruar. Edhe aty po ndërhyni! Jeni totalisht në shkelje të çdo norme ligjore dhe qytetare. Keni mbushur Tiranën dhe Shqipërinë në çdo 100 m me policë sikur të jemi në luftë. Ndal dhunës së lirive qytetare”,- shkruan në facebook Panariti.

 

Postimi i plotë në Facebook:

Ndal shtetit policor! Mos terrorizoni qytetarët me “shfaqje” të kundërligjshme dhe abuzive të pushtetit.

Sot ditë e djelë pasdite në rrugë të Tiranës, policia ndal pa shkak automjete me familjarë të cilat, ecin në respekt të rregullave të qarkullimit brenda të gjitha normave dhe u kërkon kryerjen e testit të alkoolit. Ndalni këto çmenduri dhe presion mbi qytetarët dhe familjarët!

Ata kanë vetëm një të djelë për të pushuar, të pa u traumatizuar dhe poshtëruar. Edhe aty po ndërhyni! Jeni totalisht në shkelje të çdo norme ligjore dhe qytetare.

Keni mbushur Tiranën dhe Shqipërinë në çdo 100 m me policë sikur të jemi në luftë. Ndal dhunës së lirive qytetare

Modifikuar më Hënë, 19 October 2020 08:29

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...