Xhixho: Largimi i Edi Ramës zhbllokon integrimin

Diel, 18 October 2020 20:19

 

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho shprehet se bllokimi i integrimit në BE nuk vjen nga vendet enatëre, por nga mungesa e reformave dhe problemet që ka sjellë qeveria “Rama”. Në një postim në Facebook, Xhixho shprehet se vetëm largimi i kësaj qeverie do të sjellë zhbllokimin e procesit të integrimit.
Postimi i plotë i Erisa Xhixhox në Facebook:

Rama qesharak në përseritjen e vet ku merr pozicionin e viktimës dhe shpall fajtorin.
Por një fajtor ka për mospërmbushjen e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian dhe ky është Edi Rama.
Tashmë vendet europiane e kanë të qartë se kush minoj marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore duke na larguar prej konsesusit dhe gjithpërfshirjes të kërkuar prej tyre si kushti nr.1 për hapjen e negociatave.
Se kush është fajtori që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e Gjykatë të Lartë.
Se kush propozoj ligjin e ashtuquajtur “anti-shpifje” si i vetmi në llojin e vet në vendet demokratike që do të mbylli çdo zë kundra .
Nga 15 kushte asnjë i plotësuar ky është rezultati sot dhe për këtë fajtor nuk është Europa por vetëm sekti i rilindjes.
Jo vetëm nuk ka përmbushje të kushteve por kthim pas nga lëvizje e lirë e qytetarëve tek rikthimi i regjimit të vizave me të ashtuquajtur vizë elektrinike me pagesë ( ETIAS). Proçedurë vetëm për Shqipërinë e jo për vendet e tjera të rajonit.
Proçesi i integrimit europian nga Rama dhe Rilindja është i bllokuar si pasojë e paaftësisë dhe mungesës së vullnetit.
Zgjidhja është largimi i Rilindjes që ka marrë peng shtetin, qeverisjen dhe të ardhmen tonë europiane

Modifikuar më Diel, 18 October 2020 20:26

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...