U bëri disa herë thirrje prokurorëve, Basha ‘shkon vetë’ në SPAK: Do dorëzojmë sot padi për inceneratorët

Hënë, 19 October 2020 08:35

 

Kreu i PD Lulzim Basha ka paralajmëruar pak më parë se sot zyrtarë të PD do të dorëzojnë në SPAK padi për atë që ai e quan afera e inceneratorëve. Pra, pas disa thirrjeve publike për të hetuar këto kontrata, PD ka zgjedhur të shkojë vetë në SPAK.

Në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit në Abc Neës, Basha tha se diskursi politik i PD është fokusuar te inceneratorët sepse 75 milion euro nga paratë e shqiptarëve janë dhënë për pronarët e këtyre impianteve, të cilat nuk janë vënë ende në punë dhe nuk kanë në bilancet e tyre asnjë punonjës.

“Një shumë e madhe e parave kanë shkuar te inceneratorët. Kjo është arsyeja pse çështja e inceneratorëve ka dominuar diskursin tonë politik. Nuk erdhëm rastësisht këtu. Qeveria nuk ia kaq dhënë këto para qytetarëve por inceneratorëve. Vetëm javën e kaluar janë paguar 2 milion euro, që mund t’u jepeshin qindra familjeve të varfra, mijëra pensionistëve”, u shpreh ai.

Ndërkohë, për pretendimin e zyrtarëve të PD se nuk janë lejuar të filmojnë dje në Sharrë, Basha ka thënë se territori kontrollohet “nga njerëz që duan të fshehin diçka”. “Territori kontrollohet nga njerëz që fshehin dicka. Se nëse s’ke frikë pse nxjerr njerëz të shantazhojnë përfaqësuesit e opozitës”, përmbylli Basha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...