Europa s'i ka problem shqiptarët, e ka me ju që keni edhe timonin, edhe tepsinë

Hënë, 19 October 2020 09:55

 

Nga Dritan Shano - 19/10/2020
Pjesëmarrësi në forumin Europa Park, Edi Rama, duke folur atje si Kryeministri i Shqipërisë paskërka thënë: “Pozicioni ynë është shumë më i çuditshëm: ne jemi të verbuar nga dashuria për Evropën, Evropa thotë se do të martohet me ne. Por a mund të martohesh me dikë që nuk flet?! Si mund të martohesh me dikë që nuk i flet?!”

Zoti Rama, Europa si kurrë ndonjëherë në këto 30 vjet, në datën 19 Qershor 2020, jo vetëm na ka folur, por na ka klithur, na ka ulëritur: "Rekomandimi i Parlamentit Europian për Këshillin e ministrave, Komisionin Europian dhe zëvendëspresidentit të tij nënvizon 15 kushtet e vendosura nga Këshilli i ministrave, që Shqipëria duhet të përmbushë para zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare me shtetet anëtare të Bashkimit Europian”.

Ky Rekomandim është miratuar me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime. Sa për kujtesë, 15 kushtet që duhet të përmbushni ju zoti Rama dhe që ka folur me ulërimë Bashkimi Europian në qershor të këtij viti janë:
1. Miratimi i reformës zgjedhore;
2. Funksionimi i Gjykates Kushtetuese;
3. Funksionimi i Gjykatës së Lartë;
4. Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;
5. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;
6. Ulje e numrit të azilkërkuesve;
7. Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;
8. Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;
9. Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;
10. Progres në reformën e administratës publike;
11. Zbatimi i reformës zgjedhore;
12. Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019;
13. Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare;
14. Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit;
15. Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.

Shqiptarët e duan Europën, dhe Europa i do ata. Gati 1 milion shqiptarët rrojnë në Europë dhe Europa i pranon, nuk i ka problem, përkundrazi i çmon, i zgjedh ta qeverisin, dhe i promovon në çdo fushë.

Problemin Europa e ka me qeverisjen e shqiptarëve, pra në këto 8 vitet e fundit me Ju personalisht, që keni edhe timonin edhe tepsinë vetëm për vete. Kështu që ju lutem, lerini karagjozllëqet!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...