Thirrja për gratë deputete/Grevistja e Ballshit rrëqeth me fjalët: Na nxirrini nga kjo dhomë skëterrë!

Hënë, 19 October 2020 10:37

 

Në ditën e pestë të grevës së urisë, gjendja e 10 naftëtareve gra sa vjen e përkeqësohet.

Kauza e grevës në ditën e 22-të të saj mbetet e njëjtë por asnjë reagim. 2 prej grevistëve janë me tensionin të lartë, por thonë se do vijojnë të rezistojnë pasi nuk kanë rrugë tjetër. Apeli i saj për ndihmë shkon sot te çdo grua me pushtet në vend, ndërsa përmendin edhe emra të veçantë.

 

 

“Nuk ka ardhur asnjë ndihmë nga spitali dhe nuk pres ndihmë prej tyre. Sot jam me një dhimbje të madhej ju bëj thirrje të gjitha grave dhe zonjave në Parlament, ambasadore Yuri Kim, ambasadores suedeze, zonjës Spiropali. Po jetojmë në një muaj të dhimbshëm, ku nënat po heqin pjesë nga shpirti i tyre për të ushqyer ata fëmijë që kemi lënë jashtë. Mendoj inshallah arrij të dal nga greva. Jam shumë e shqetësuar për gjendjen e shoqes që ishte në grevë. Kemi punuar 34 vite bashkë dhe mendoj a do arrij ta shikoj gjallë? Shpresoj. Nuk pyes për veten time, jam shqetësuar shumë kur mora vesh që ajo është aq rëndë. Bëj thirrje të dalim nga kjo dhomë skëterrë, kërkesat i kemi thënë të gjitha”,- tha njëra nga grevistet.

 

“Gjendja ime është shumë e keqe, dihet që me 4 ditë në greve kemi probleme. Kam probleme tensioni, aritmi, alergji. Mjekët nuk kanë ardhur, kemi ndihmuar njëra-tjetrën. Kemi rezistuar që të reagojnë instancat, Nuk e di çfarë duan më nga ne?! Ne kemi bërë punën, i kemi respektuar ata që janë lart, edhe ata të na respektojnë neve tani”,- tha një tjetër greviste.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...