Basha: Kush është peshku i madh i mafies së plehrave? SPAK t’i japë përgjigje kësaj pyetje

Hënë, 19 October 2020 13:15

 

Basha komenton deklaratën e Ramës për “gjyqtarët e korruptuar”: E thotë një hajdut që i trembet drejtësisë
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot në një konferencë për mediat se SPAK duhet të gjejë se kush është peshku i madh që po përfiton nga afera e inceneratorëve në Shqipëri.

Basha tha se në Itali dhe deri në Zimbabve janë arrestuar zyrtarë të lartë për të njëjtat shkelje me impiantet e përpunimit të mbetjeve. “Kush fshihet pas kësaj afere? Kush është peshku i madh? Në Zimbabve arrestohet ministri për këtë aferë. Në Shqipëri heshtje totale! Në Verona peshku i madh është ish-kryetari i bashkisë; në Zimbabve, është ministri. Po në Shqipëri? SPAK ti japë përgjigje kësaj pyetje”,- deklaroi Basha.

 

Kreu i PD shtoi se mediave po ju bëhet shantazh për të mos transmetuar denoncimet e kësaj afere. Ai premtoi se për këto koncesione dhe të tjera do të zbatohet ligji anti-amafia, që nënkupton sekuestrim të pasurive që janë vendosur me afera korruptive, pavarësisht viteve kur është kryer shkelja. “Sot ndaj me mediat dhe qytetarët rrugët se si do t’i rikuperojë PD paratë e grabitura me skema mafioze. Platforma jonë anti-oligarki dhe anti-korrupsion do të dënojë fajtorët dhe do t’i rikthejë paratë shqiptarëve. Një ndër ligjet e para që do të miratohet dhe zbatohet nga qeveria e PD, ligji i ri anti-mafia. Duhen masa ekstreme për të zgjidhur këto lloj situatash ekstreme. S’ka më ekstreme se kjo situatë ku jemi”.- tha kreu i PD

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...