Meta mesazh Ramës:Thuaj që je peng dhe vazhdo. Nuk jam vetëm komandant por dhe ushtari i parë i Republikës

Hënë, 19 October 2020 15:42

 

Presidenti Ilir Meta reagoi për tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama. Duke marrë si shembull ish kreun e presidencës boshnjake, Ilia Izetbejkoviç, presidenti Meta i kërkoir Ramës të dalë përballë me publikun e të tregojë nga kush është marrë peng.

Në një dalje për gazetarët kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh paraditen e sotme: “Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt por detyrë e parë e presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës nuk është vetëm komandat i Forcave të Armatosura por është ushtari I parë I Republikës.

Duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë dhe patriotizmin e cdo qytetari. Le ta dijnë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja.

Boll i futën duart e zeza këtu për të na bërë një vend gazi i botës!

Atij zotërisë i them përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbekoviç kur e morën peng.
Thuaj popullit tënd që jam peng dhe vazhdo punën tënde. Sepse nën këtë qiell e mbi këtë tokë nuk e merr më askush peng“

Presidenti Ilir Meta ka shprehur rezerva mbi masat e marra prej qeverisë për vendosjen e maskave.

Për presidentin parlamenti me veprimet e tij po izolon vendin dhe nuk po lejon integrimin në BE.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...