“Edi Rama e ka çuar situatën në ekstrem”, Lubonja: Kryeministri ka sharë e nëpërkëmbur historikisht presidentët

Hënë, 19 October 2020 22:16

 

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”deklaroi se kryeministri Edi Rama e ka çuar situatën politike në ekstrem, madje më keq sesa paraardhësit si Fatos Nano e Sali Berisha.

Lubonja theksoi se edhe presidenti Meta nuk është në rolin e tij, duke shtuar se kjo ndodh, për shkak se kreu i shtetit është në vetë-mbrojtje, madje edhe fizike.

“Jemi këtu për të folur edhe për presidentin, edhe për kryeministrin, edhe për institucionet tona. Të marrim Italinë, kur u zgjodh Materela president, pati sharje të mëdha. Kur u bë president, ka respekt për institucionin pra. Edi Rama e ka çuar në ekstrem, nuk krahasohet as me Fatos Nanon, madje as me Berishën. Nëse flasim për gjuhën, Rama e nisi me Nishanin, me nëpërkëmbje, duke përmendur edhe defektet fizike.

Kur Rama ishte me Metën ishte më i matur, kurse tani është në hovin e vet të madh. Padyshim që Meta ka një gjuhë jonormale me kryeministrin. Kur ti bën një reformë në drejtësi që është e kapur nga një bandë, se kur Meta pati videon, kishte proces së paku, kurse tani nuk ka asnjë proces. Meta nuk është në rolin e presidentit, sepse është në vetëmbrojtje edhe fizike, sepse një e dy i thonë prit se do futet në burg. Kjo sepse Meta rrezikonka, kurse Rama nuk rrezikonka, vetëm Meta rrezikonka”, deklaroi Lubonja

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...