Diskursi i Ramës dhe pse duhet ndaluar

Tuesday, 20 October 2020 10:47

 

ALEKSANDËR BIBERAJ

Aleksander Biberaj
Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump, dhe sfidanti i tij për postin presidencial, senatori Joe Biden (ishzv.President i SHBA-së për dy mandate, 2008- 2016), zhvilluan javën e kaluar një debat televiziv në distance, për arsye të infektimit të Presidentit Trump me Covid. Ata ishin të ftuar në të njëjtën kohë, por në studio të ndryshme televizive, për të përcjellë mesazhet dhe shfaqur alternativat e tyre qeverisëse disa javë para votimeve presidenciale të 3 nëntorit 2020. Pa i hyrë përmbajtjes së debatit, ajo që mbeti në mendjen e miliona e miliona teleshikuesve amerikanë dhe jo vetëm, ishte një “shkëndijë e fortë mediatike” ndërmjet Presidentit Trump dhe moderatores së emisionit. Kjo duke e pyetur Presidentin për një ripostim që ai i kishte bërë një postimi të dikujt tjetër, lidhur me konspiracionet për “vdekjen ose jo të Osama Bin Ladenit”, apo për fatin e forcave speciale amerikane “SEALS”, që morën pjesë në operacionin për asgjësimin e tij, gazetarja kërkoi më tepër sqarime, ndërkohë që Presidenti “dredhoi”, duke u përgjigjur shkurt dhe duke u shfajësuar se kishte bërë thjesht një ripostim

I menjëhershëm, rrufe dhe bombastik ishte reagimi i gazetares, e cila i kthehet direkt Presidentit të SHBA-së, njeriut më të fuqishëm të planetit, se “ju jeni President i SHBA-së, apo një i moshuar i çmendur?!”. Natyrisht që gazetarja fitoi shumë pikë me këtë ndërhyrje, ndërkohë që Presidenti humbi jo pak. Kjo është Amerika, kjo është liria dhe demokracia amerikane. Kjo është liria, autoriteti dhe pushteti i medias, i cili është në duart e gazetarëve amerikanë dhe jo të politikanëve amerikanë, qoftë ky edhe njeriu më i pushtetshëm, Presidenti i SHBA-së. Dhe kjo i ndodh Presidentit Trump, që njihet për natyrën e tij kontroverse, si dhe për sherret e tij jo të pakta me mediat amerikane.

Nga SHBA, komanda e televizionit “fluturoi” te studiot e “TV Klanit” në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku opinionisti Blendi Fevziu kishte ftuar Edi Ramën me një panel gazetarësh, ku ndër të tjerë, ishte edhe Armand Shkullaku, një pionier i gazetarisë së pluralizmit, dhe Robert Rakipllari, drejtues i një grupi mediatik tepër serioz, një grup profesionist, kurajoz, i pavarur, i ekuilibruar dhe i balancuar kundrejt skemës së politikës shqiptare. Rakipllari i përket një brezi më të ri gazetarësh krahasuar me Shkullakun, dhe përfaqëson një shkollë tjetër gazetarie, jo atë të “Koha Jonë” të Shkullakut. Që të dy u kanë rezistuar me shumë stoicizëm debateve aspak simetrike dhe të pabarabarta me Edi Ramën, duke i fituar ato debate dhe shpeshherë duke e “nxjerrë edhe Kryeministrin nga binarët”.

Nëse me Shkullakun Rama mundohet ta kalojë me bejte model 1936-e (na sill nga një teke raki), me Rakipllarin “i ka ngecur jo pak herë sharra në gozhdë”, pasi Berti shkon i përgatitur/lexuar në emisione, është më se i mirinformuar, i mirëstrukturuar, konciz, insistues, kurajoz dhe nuk intimidohet/kompleksohet nga “sulmet nën brez” të Ed Ramës. Tema natyrisht ishte shumë e nxehtë, pasi bëhej fjalë për një vjedhje spektakolare nëpërmjet koncesioneve të inceneratorëve të 75 milionë eurove të taksapaguesve shqiptarë, nga Ed Rama dhe banda e tij.

E pashë me shumë dhimbje Kryeministrin në atë emision, që nuk dha asnjë sqarim dhe nuk tregoi asnjë pendim për atë megavjedhje, vetëm rrinte duke u qarë, ankuar dhe duke sulmuar si gazetarët, ashtu edhe opozitën, a thua se nuk është ai prej 8 vitesh në pushtet, por është në opozitë. M’u kujtua qeni eksperimental i Pavllovit, i cili bën lëvizje kaotike, pasi i është “çaktivizuar” pjesa e reflekseve të pakushtëzuara të trurit, dhe ndërkohë eksperimentohen se si dhe për sa kohë mund të fitohen “reflekset e kushtëzuara”.

Ashtu ishte edhe Edi në atë studio, dhe jo për herë të parë, pa busull, pa orientim, pa substancë dhe që vetëm sulmonte si “shpatarja e verbër” këdo që i “dilte përpara”. Dhe në një moment, kur atë me të vërtetë e lëshojnë nervat ose bën rolin, ngrihet në këmbë duke iu drejtuar gazetarit Rakipllari “lexo, lexo, lexo”, siç ka bërë më parë duke ulëritur “pusho, pusho, pusho”, skena karagjoze këto të dala boje. Dhe kujt i thotë “lexo”, njeriut që presupozohet të jetë njeriu më i informuar në Shqipëri, për gjithçka që ndodh në këtë vend dhe më gjerë. Dhe kush thotë “lexo”, ai që nuk lexon asnjë germë, fjalë apo rresht, por “bën sikur drejton vendin” me “bejte” dhe “rapsodi” si në mesjetë. Një Kryeministër që nuk di as PBB/GDB, as borxh publik apo deficit buxhetor, përqindje të papunësisë apo rentabilitete investimesh, që nuk lexon asnjë fjalë nga raport-progresi i BE-së (i ka deklaruar vetë këto gjëra lideri global), kërkon edhe një mandat të tretë!?

Është vajtuese dhe e mjerueshme kur e shikon Kryeministrin e vendit tënd që sillet nëpër studiot televizive i tejlodhur, i hutuar, i palexuar, që nuk thotë asgjë, që vetëm akuzon mediat, gazetarët dhe opozitën, se ata janë “e keqja e Shqipërisë”, që hiqet si viktimë, por kërkon edhe një mandat të tretë, pa e ditur askush, as ai vetë ndoshta, se përse dhe për kë e kërkon këtë mandat të tretë, dhe për çfarë i duhet? Për ta rrënuar dhe shkatërruar përfundimisht këtë vend, për ta bërë të pabanueshëm siç po e bën sistematikisht çdo ditë prej 8 vitesh!?

Kjo gjë duhet ndaluar me çdo mjet, kusht dhe çmim, nuk kemi ne luksin të durojmë as edhe një ditë pas 25 prillit Kryeministrin bejtexhi, Kryeministrin më bosh që ka njohur ky vend, më të paaftin, më të korruptuarin, më antipopullorin dhe më antikombëtarin. Largimi i tij duhet të jetë dhe mbetet mision mbarëkombëtar.

Për ta mbyllur me fushatën amerikane, a mund të krahasohet Presidenti në SHBA, që kërkon në mënyrë modeste edhe një mandat të dytë, ndërkohë që ka bërë shumë punë për SHBA-në gjatë mandatit të tij të parë, me Kryeministrin këtu që s’ka bërë asgjë gjatë dy mandateve të tij të para dhe kërkon me forcë/dhunë edhe një mandat të tretë!? Presidenti amerikan, pavarësisht problemeve që ka me mediat, nuk guxon t’i sulmojë apo intimidojë ato, përkundrazi (pasi i bëhet bumerang, sidomos tani në fushatë), ndërsa Kryeministri këtu përpiqet që t’i degradojë ato, duke i sulmuar, kompleksuar dhe intimiduar. Natyrisht që nuk ka aspak vend për krahasim, pasi jemi si nata me ditën, konkluzionet i bën gjithsecili vetë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...