Meta publikon foton e rrallë të 35 viteve më parë: Jam stërvitur për të ngritur vetëm pesha të rënda!!

Tuesday, 20 October 2020 12:43

 

Presidenti Ilir Meta kthehet 35 vite pas dhe kujton kohën kur ishte peshngritës.

Meta publikon foton, ku shfaqet e ri me profesorin e tij Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve, Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë.

 

Mes të tjerash, Presidenti thekson se është stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!

 

Mesazhi i Metës:

 

I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë.
Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive.
E falendëroj veçanërisht për këtë foto të bukur që më solli sot gjatë stërvitjes me dy miqtë e mi, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi, apo siç e quanim të gjithë Poku, Kampion i Ballkanit.
Përjetë mirënjohës Profesorit të dashur që me shumë profesionalizëm, pasion e përkushtim përgatiti denjësisht shumë kampionë të peshëngritjes shqiptare, duke mbetur një shembull i çmuar dhe përherë frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.
Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda! 🏋️‍♀️

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...