”Po inkurajoni vjedhjen”, Basha thirrje SPAK: Sot është koha të hapni gojën, kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që grabit shqiptarët

E mërkurë, 21 October 2020 12:56

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje SPAK të hetojë anëtarët e qeverisë pasi po inkurajon hajdutërinë dhe vjedhjen duke mos i hetuar.

Sipas Bashës, sot është koha që anëtarët e SPAK të hapin gojën dhe të kyçin në pranga grabitësit e shqiptarëve teksa qeverinë e konsideron si një grup të strukturuar kriminal.
Po ashtu Basha thotë se neglizhenca e SPAK po bëhet edhe arsye se pse qeveria nuk zbaton planin me masa lehtësuese nga opozita.

”Në Maltë a në Qipro, në Singapor a në Hong-Kong, me ligjin që kemi propozuar, ua gjejmë paratë, ua sekuestrojmë, konfiskojmë, dhe ua thejmë shqiptarëve.

Buxheti 2021 nuk ekziston. Akti i fundit i hajdutërisë, i një qeverie që ka humbur çdo gjë. Dua t’i drejohem çdokujt që sheh veten e vet, të jetë shumë i kujdesshëm, sepse bashkëpjesëmarrja në zhvatjen e parasë së qytetarëve do t’i bëjë fajtorë.

 

Do doja shumë që zgjedhjet të ishin këtë të dielë, asgjë s’do na ndalojë ta marrim e ta rikthejmë çdo apra të zhvatur e vjedhur.

 

Në emër të prindërve shqiptarë që kanë humbur vendet e punës dhe s’kanë të paguajnë për bukën e fëmijës, në emër të mjekëve dhe infermierëve që janë te vetmit në rajon që s’kanë përkrahje, në emër të pensionistëve që ka ndarë 6 herë më pak, çdokujt që ka ndërmend të krijojë një lidhje kontraktuale 4 muajt e fundit, të jetë shumë e kujdesshme pas çdo kontratë do kalojë nga ligji anti-mafia.

S’kam për t’i lënë pensionistët pa pensione, vogëlushët në mjerim, dhe shqiptarët që nuk u jepet kacidhe. Do ua nxjerrim nga kostot, nga hunda çdo qindarkë që u kanë vjedhur shqiptarëve.

Ja çfarë bëni ju, thirrja për SPAK, zotërinj ju inkurajoni vjedhjen, hajdutërinë, bashkëpërgjegjës që shqiptarët nuk po marrin masat lehtësuese kanë 3 javë e një ditë që po i përsëris ditë për ditë.

Sot është koha të hapni gojën, dhe të kyçni në pranga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, pasi shqiptarët nuk po marrin dot lekë e tyre edhe pse paguajnë taksa.”- tha Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...