Tenderat pa garë të rrugëve: Fitojnë ofertat më të arta, skualifikohen konkurentët

E mërkurë, 21 October 2020 15:23

 

Analizat e tenderave publike të kohëve të fundit kanë nxjerrë në pah faktin se shumë prej procedurave nga institucionet shtetërore zhvillohen pa garë.

Një rast i tillë është vënë re dhe tek Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili në shkurt të këtij viti ka zhvilluar një tender me objekt ‘Punime ndërtimi për eleminimin e pikave të zeza në rrugë’ me fond limit 39 milionë lekë.

Në garë rezulton të kenë qenë pjesmarrëse 4 kompani dhe tre prej tyre janë skualifikikuar, të gjithë me ofertë më të ulët se fituesi.

Ndërkohë që është subjekti IDK Konstruktion shpk, i mbetur i vetmi në garë dhe automatikisht dhe fituesi ka ofertuar në shumën prej 38.9 milionë lekësh.

Skualifikimi i të gjithë operatorëve ekonomikë përveç fituesit është procedurë e ndjekur edhe së fundmi nga ARRSH-ja për tenderin me objekt ‘Përmirësimi i sigurisë rrugore në segmented me rrezik të lartë të rrjetit rrugor kombëtar’me vlerë 202 milionë lekë.

Sërish pjesmarrëse kanë qenë katër operatorë dhe tre prej tyre janë skualifikuar, dy me ofertë më të ulët dhe njëra nuk kishte paraqitur fare ofertë.

Por sipas të dhënave në APP edhe në rastet kur nuk skualifikohen të gjitha, ARRSH skualifikon ato që kanë ofertuar me vlerën më të ulët.

I tillë është rasti për ndërtimin e rrugës Porto Romano Durrës, Loti i tretë ku fitues është shpallur kompania 4 AM shpk me vlerën 642.5 milionë lekë.

Për këtë tender kanë shfaqur interes gjashtë subjekte por tre që kishin ofertuar vlerë më të ulët se fituesi janë skualifikuar.

Referuar të dhënave të bëra publike në APP, ka dhe raste kur edhe pse kompania me ofertë më të ulët nuk është skualifikuar fituesi zgjidhet subjekti që oferton më shumë.

Për kontratën “Supervizion Punimesh, Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2” Gjeokonsult & CO është përzgjedhur fituese për shumën 10.7 milionë ndërkohë që një kompani që kishte ofruar 10 milionë edhe pse e paskualifikuar nuk u përzgjodh fituese.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...