Edvin Kristaq Zografi kapitulloi! Ai u trajtua nga z. Dendias, si vasal i Sulltanit

E mërkurë, 21 October 2020 16:15

 

Nga Sali Berisha - 21/10/2020

Ra maska!

Edvin Kristaq Zografi kapitulloi.

Ai firmosi dje Protokollin e ri të Korfuzit për detin.

 

Ai u trajtua dje nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, z. Nikos Dendias, si vasal i Sulltanit!

Dje erdhi për një vizitë blic në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Greqisë, z. Nikos Dendias.

Në historinë e marrëdhënieve bilateral, vizita e djeshme e z. Dendias është e para vizitë e kapitullimit të plotë e të hapur, të mikpritësit para mysafirit në Tiranë.

Në këtë vizitë, z. Dendias i komunikoi Zografit Bis, vendimin e qeverisë së tij për të zgjeruar nga 6 në 12 milje, ujërat territoriale të atdheut të tij helen dhe për të zvogëluar në proporcion si sipërfaqe, atdheun arbëror si dhe dërgimin e çështjes së kufirit detar midis dy vendeve, në Gjykatën Ndërkombëtare.

Për këtë vendim, Edvin Kristaq Zografi nuk guxoi të shqipërojë qoftë edhe një fjalë kundër. Ai nuk guxoi së paku të shprehej publikisht se ne jemi në një proces dhe ky është një ndryshim i rregullave brenda këtij procesi dhe se Shqipëria nuk mund të pranojë.

Me heshtjen e tij tradhtare, Edvin Kristaq Zografi firmosi dje humbjen nga Shqipëria të qindra kilometrave katrorë sipërfaqeje detare, por edhe hapësire ajrore dhe të depozitave gjigante prej triliona eurosh nafte dhe gazi, që studimet tregojnë se gjenden në ujërat e Jonit, të cilat në raportin 6 dhe 12 milje ujëra territoriale i përkisnin Shqipërisë.

Tani ftoj çdo shqiptar t’i shtrojë pyetjen se humb apo fiton Shqipëria nga zgjerimi i ujërave territoriale nga Greqia, nga 6 në 12 milje?!

Po pse Rama nuk guxoi të shqipërojë një fjalë kundër, por të firmosë me heshtje vendimin e qeverisë së Greqisë, de facto Protokollin e Korfuzit për detin?!

Ai nuk guxoi për faktin e thjeshtë sepse:

1 - Ai është autori kryesor i rrëzimit për llogari të palës së tretë të marrëveshjes së detit të vitit 2009, të firmosur nga qeveritë e dy vendeve, në të cilën Greqia i njihte vetes 6 milje ujëra territoriale dhe Shqipëria 12 milje. Këtë gjë ia përplasi në mënyrë poshtëruese në Athinë, publikisht ish-Ministrja e Jashtme e Greqisë, zonja Dora Bakojanis.

2 - Rama nuk guxoi sepse ai, pasi erdhi në pushtet, siç ka pohuar vetë, nuk iu përgjigj kërkesës së Kryeministrit të Greqisë, Antonis Samara, për të dërguar në Gjykatën e Hagës, çështjen e detit mbi bazën e Marrëveshjes së vitit 2009.

3 – Rama, me heshtjen e tij firmosi dje de facto, projektin aktual të qeverisë greke, sepse ai në mënyrën më joserioze, mashtroi autoritetet greke duke u angazhuar në negociata për marrëveshje të re dhe, pasi marrëveshja e re u firmos nga negociatorët, ai e bllokoi atë duke akuzuar për bllokimin e saj Presidentin e Republikës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Këto janë shkaqet, që e detyruan Ramën dje të heshtë para vendimit të qeverisë greke për të zgjeruar atdheun helen dhe zvogëluar në proporcion atdheun arbror, me të cilin Ramën e lidh vetëm tradhtia e lartë ndaj tij.

Ai e dinte mirë dje se një fjalë të vetme kundërshtuese po të shqipëronte kundër vendimit të qeverise greke, vunjoti Dendias me kokë shqiptari do t’ia numëronte para mediave të gjitha qëndrimet e tij antishqiptare që ai ka mbajtur në këtë çështje.

Për të mbuluar sadopak kapitullimin e tij të plotë para mysafirit, Rama u përpoq që me shpurën e Arben dhe Karlo Malavitës e Ymer Çorapes, ta paraqesë si një sukses të tij vendimin e marrë 10 vite më parë nga qeveritë e të dy vendeve për të dërguar në Hagë, çështjen e detit.

Kurse për të zhurmuar sadopak tradhtinë e tij ndaj çështjes çame, për të cilën nuk guxoi të nxjerrë një fjalë të vetme nga goja duke zhbërë kështu një punë 30-vjeçare për këtë çështje, ai arrestoi në mënyrë kriminale udhëheqësit e komunitetit çam dhe ish-deputetët e PDIU, duke e dëshmuar veten anti-çam sa vet famëziu Napolon Zerva.

Dje, në konferencën e shtypit, Ministri i Jashtëm i Greqisë, z. Nikos Dendias, në një akt krejt të pazakontë, por jo spontan, u ndal gjatë në denoncime e pse jo dhe kërcënime diplomatike për Turqinë, saqë të dukej se konferenca e shtypit po mbahej në Republikën e Qipros dhe jo në Tiranë.

Ky qëndrim publik dhe i kalkuluar i zotit Dendias dëshmon se:

A - Ai e konsideron Ramën një vasal të Erdoganit.

B - Ai informoi shqiptarët se çështje kryesore në takimin me Ramën kanë qënë marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë dhe me nëntekst këto marrëdhënie e largojnë këtë vend nga BE.

Ndaj të gjithë kësaj ligjërate të pavend, i bëri synet politik në Top Kapi u mjaftua me një “ejvallah” si për t’i thënë mysafirit se unë edhe i pashpresë, vasal jam!

Duke përfunduar miq, mund t’ju them se Edvin Kristaq Zografi dhe narko-qeveria e tij, përbëjnë një rrezik madhor për interesat kombëtare të shqiptarëve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...